Agolli: “Socialistët jo bojkot pa fund Kuvendit”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Partia Socialiste nuk do të vazhdojë pafund bojkotin e Parlamentit, sepse ky institucion ligjvënës ka nevojë për opozitën. Pohimi është bërë dje nga një prej themeluesve të Partisë Socialiste, Dritëro Agolli pas procesit të votimit për kryetarin e ri të kësaj partie. Agolli ka kritikuar më tej dhe qëndrimin e disa deputetëve socialistë si Ben Blushi e Arben Malaj, të cilët kanë bojkotuar procesin zgjedhor në parti, ndërsa kërkojnë dhënien fund të bojkotit të Kuvendit. Socialisti Agolli tha se nuk mund të jesh kundër bojkotit me bojkot. Ai ka vlerësuar më tej dhe kryetarin Rama duke pohuar se ai dhe PS nuk janë humbës. Sipas Agollit, në zgjedhjet e 28 Qershorit nuk pati fitues dhe nëse kërkohet dorëheqja e Ramës duhet të ishte bërë e njëjta gjë dhe nga Berisha e Meta, sepse as ata nuk i fituan zgjedhjet, por u detyruan që me një koalicion të ri paszgjedhor të mund të siguronin mandatet e duhura për të krijuar qeverinë.
Deklarata
Dritëro Agolli, pas votimit për kreun e ri të Partisë Socialiste, e ka vlerësuar procesin si demokratik. Shkrimtari i njohur ka dhënë dhe një vlerësim për përgjegjësitë e humbjes së socialistëve për zgjedhjet e 28 Qershorit duke nënvizuar fillimisht se asnjë parti dhe koalicion nuk fitoi për të qeverisur vendin dhe duke e parë në këtë prizëm nuk preferon ta konsiderojë Ramën humbës. “Gjithmonë në PS ka pasur të tilla diskutime dhe polemika edhe tani është një polemikë pse PS nuk fitoi? Por më thoni ju cila partia fitoi? Me aleancat me koalicionet parazgjedhore, nuk fitoi asnjë parti. As Partia Demokratike as Partia Socialiste dhe as Lëvizja Socialiste për Integrim nuk fituan. Atëherë lindi nevoja për një tjetër koalicion, jo koalicionet e vjetra dhe kështu që me koalicion fitoi PD bashkë me LSI-në, por të gjithë kryetarët e partive kanë qenë humbës. Dhe nëse i kërkohet Edi Ramës për dorëheqje duhet të japin dorëheqjen të tre, sepse nuk përmbushën detyrat. Vetë PD nuk formonte dot qeverinë se duheshin 71 deputetë. Por bashkë me LSI a fitoi?”, - pohoi Agolli. Lidhur me debatin mbi raportet e kushtëzuara të socialistëve me Kuvendin, ai thotë se kjo nuk mund të zgjasë pa fund, duke u shprehur kundër bojkotit në parim ai mendon se koha do të vendosë mbi fundin e tij. “Kjo parti është e domosdoshme për të shkuar në Parlament për të marrë pjesë në vendimet e rëndësishme”, - u shpreh Agolli. Njëri prej themeluesve të PS-së, jep një vlerësim të shkurtër edhe mbi linjën që po ndjek një grup socialistësh të kryesuar nga Ben Blushi e Arben Malaj, që kundërshtojnë bojkotin e PS-së ndaj Kuvendit. “Ky grup nuk mund të hedhë parulla dhe të nxisë socialistët të bojkotojnë procesin zgjedhor në parti dhe nga ana tjetër të jenë kundër bojkotit në Parlament. Nuk mund të jesh kundër bojkotit me bojkot”, - u shpreh Agolli.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009