Laçi e Kastrioti, fitore në transfertë
Kurbinasit e krutanët kanë mundur me të njëjtin rezultat 0-1, Tomorin dhe Bylisin
Tre pikë të arritura në tranfertë, natyrisht që lënë një shije të mirë. Kur këto fitore arrihen ndaj rivalëve direktë, tre pikët janë me të vërtetë speciale. Laçi dhe Kastrioti kanë triumfuar respektivisht në Lushnjë kundër Tomorit dhe në Ballsh ndaj Bylisit, duke triumfuar ndaj skuadrave që cilësohen si ekipe fushe dhe kalërojnë në renditje në vendin e dytë dhe të katërt në pritje të rezultateve të ditës së sotme.
Bylisi i bëri një nisje të mirë kampionatit në tre javët e para, por pas humbjes së fundit me Teutën, Kastrioti i ka bërë “gjëmën” ballshiotëve brenda në stadiumin e tyre “Adush Muça”. Kastritoi fitoi 1-0, falë një goli të Sebino Plakut të shënuar në minutën e 9-të të pjesës së parë. Krutanët janë e kundërta e ballshiotëve, pasi patën start të keq, por tashmë kanë kapur ritmin e fitoreve, duke përligjur investimet që janë bërë në merkaton e verës. Bylisi ishte përgatitur të ruante mitin e fushës së tij edhe ndaj Kastriotit, në mënyrë që të pakëtn për 24 orë të ishte i vetëm në krye. Por pas kësaj humbje Bylisi mbetet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Kastrioti i parakalon duke shkuar në 9 pikë, po aq sa Tirana dhe Teuta që kreysojnë superligën. Pas humbjes shkatërruese 6-2 që Shkumbini i shkaktoi Tomorit, beratasit vijojnë të mos e marrin veten, pasi edhe në javën e 5-të janë munduar 1-0 nga Laçi. Pas dorëheqjes së trajnerit Përparim Daiu, drejtimin e Tomorit e mori vlonjati Eqerem Memushi, i cili ka debutur me humbje. Takimi është zhvilluar në “Roza Haxhiu” dhe pa praninë e tifozëve. Fati i takimit u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, ku për laçjanët shënoi Tajkoviç në minutën e 35-të. Ndeshja ishte e ashpër dhe e kontestuar nga të dy palët, sidomos nga beratasit në rastin e 11 metërshit. Me këtë fitore në transfertë laçjanët e trajnerit Nevil Dede ngjiten në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Tomori mbetet me 4 pikë në pesë javë të luajtura
Superliga
Ndeshjet
Dje
Bylis – Kastrioti 0-1
Tomori – Laçi 0-1
Sot
Flamurtari – Laçi 14:00
Vllaznia – Tirana 16:00
Skënderbeu – Kamza 18:00
Të dielën
Dinamo – Shkumbini 13:00
Apolonia – Teuta 14:00
Renditja
Skuadra N F B H Gol P
1) Tirana 4 3 0 1 8-4 9
2) Kastrioti 5 3 0 2 10-7 9
3) Teuta 4 2 0 1 4-3 9
4) Laçi 5 5 2 1 7-7 8
5) Bylis 5 2 1 2 9-7 7
6) Apolonia 4 2 1 1 4-3 7
7) Vllaznia 4 2 0 2 7-5 6
8) Shkumbini 4 2 0 2 11-10 6
9) Flamurtari 4 2 0 2 5-5 6
10) Pogradeci 4 2 0 2 3-7 6
11) Skënderbeu 4 1 2 1 4-3 5
12) Tomori 5 1 1 3 4-9 4
13) Kamza 4 1 0 3 3-5 3
14) Dinamo 4 0 1 3 1-5 1