E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agonia e gjatë e regjimit të Damaskut

26-03-2012 / Nga Rami Khouri*

Përvjetori i parë i kryengritjes kundër regjimit të Bashar al-Asad në Siri, shpjegon pse në botën arabe regjime të tilla kanë gjalluar për dekada, por edhe pse janë të dënuar të shemben. Sot, në fakt, ne mund të shohim më qartë katër tendencat e situatës në Siri që nga marsi 2011. 1) zgjerimi i vazhdueshëm i një kryengritje popullore kundër regjimit. 2) përdorimi sistematik i forcës kundër demonstruesve paqësorë dhe kundër militantëve. 3) Karakteri i paefektshëm i opozitës jashtë vendit. 4) Shqetësimet e botës së jashtme për reagimin që do të merren në frontin e asaj çfarë po ndodh në Siri.
Paradoksi i diktaturës si ajo e Asad-it është se përdorimi i forcës kundër popullit të tij i mundëson të qëndrojnë në detyrë për shumë vite, por në fund të fundit kjo është edhe ajo që shkakton atij rënien. Kur forcat e armatosura siriane vendosen për një vit kundër bashkëqytetarëve të tyre, të shoqëruara nga milicë dhe snajperëve, është shenjë se diçka po shkon shumë keq në këtë vend që pretendonte se ishte qendra e botës arabe. Pyetja se kush do të ishte lodhur i pari, protestuesit apo regjimi, ka marrë përgjigje, pasi në javët e fundit, për të përkulur qytete si Homs dhe Idlib, ka qenë e nevojshme përdorimi  masiv i trupave ushtarake. Realisht protestuesit dhe milici të vogla të armatosura që janë formuar në Siri nuk mund të përballojnë sulmin e ushtrisë: deri më tani trazirat në pjesë të ndryshme të vendit janë shtypur në gjak.
Por pasoja e kësaj strategjie mbijetese, e përbërë nga vrasje dhe sulme në lagje të tëra, do të jetë radikalizimi i dhjetëra mijëra qytetarëve sirianë të cilët përndryshe mund të kishin qëndruar duke shikuar. Duke parë qytetet e tyre nën rrethim, lagjet e tyre të shkatërrohet deri në gërmadha nga bombardimet dhe të afërmit e tyre të vrarë apo të torturuar, ka bërë të mundur lindjen e një brezi të ri të militantësh. Sirianët sot janë të përkushtuar për të përmbysur Bashar al-Assad dhe janë më të shumtë se një vit më parë, edhe pse për momentin  kanë braktisur rrugët e sheshet dhe ndjekin qëllimin e tyre me mjete të tjera.
Ekuacioni i trazirave më sheshe ka qenë gjithmonë në favor të regjimit. Termat e tjerë të ekuacionin të forcave “pro” dhe “kundër” regjimit kanë qenë të hutuara. Presioni diplomatik i ushtruar nga vendet e tjera në rajon, sidomos nga vendet arabe dhe Turqia, e kanë izoluar qeverinë e Damaskun në nivel diplomatik, por jo aq sa mund ta rrëzojnë atë. Të njëjtat pasoja kanë qenë dhe sanksionet ekonomike dhe politikat ndërkombëtare. Grupet opozitare siriane jashtë shtetit kanë prodhuar shumë tituj gazetash dhe një debat intensiv, por asnjë presion të vërtetë ndaj Asad-it. Ushtria siriane e lirë dhe milici të tjera të armatosura të opozitës kanë një peshë të ngjashme në planin ushtarak: luftojnë, por nuk arrijnë të ndryshojnë kabinetin e pushtetit. Organizata shumëpalëshe, veçanërisht Liga Arabe dhe Kombet e Bashkuara, kanë punuar shumë, por me pak rezultate konkrete.
Tani ju e kuptoni pse Damasku është në pushtet për gati për dyzet vite me një regjim të tillë: Assad është i gatshëm të përdorë forcat ushtarake dhe ekonomike të vendit që të mbetet në postin e tij, pavarësisht kostos brenda vendit apo të marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera. Ndërsa bie numri i aleatëve të tij diplomatik, ushtarak dhe ekonomik, gjithashtu po zvogëlohen edhe shanset e tij për daljen nga qorrsokaku është futur: numri i grupeve opozitare të besueshme të gatshëm të negociojnë me të janë të paktë ose aspak, përpos se negociatat nuk ka të bëjë me ikjen e diktatorit. Hapat e një anshëm të tilla si referendumi i kohëve të fundit dhe zgjedhjet që Assad ka njoftuar janë të padobishme. Situata ekonomike për Sirianëve është bërë më e vështirë  çdo ditë e më shumë dhe në muajt e ardhshëm mund të bëhet thembra e Akilit e regjimit.
Është e vështirë për të kuptuar se si Assad-i dhe njerëzit e tij mund të mbështetet në dialog dhe reformat për t’u shpëtuar presioneve dhe izolimit që po kalojnë sot. Në këtë mënyrë, detyra e Kofi Annan duket me të vërtetë interesante, duke parë që ajo është e bazuar pikërisht në promovimin e dialogut. Është e mundur që një numër forcash të opozitës mund të pranojnë dialogun, në qoftë se ata mendojnë se është mënyra më e mirë për të rrëzuar presidentin Bashar al-Assad dhe familjen e tij, tani që protestat nëpër sheshe janë pezulluar për shkak të represionit. Por Assad dhe elita që ndan me të pushteti nuk do të pranojnë një dialog që vendos se ata duhet të dalin jashtë lojës.
Në thelb, pra, Siria është e  paralizuar, por çmimi i kësaj situate rritet përsa i përket humbjeve, refugjatëve dhe personave të zhvendosur, vështirësitë ekonomike dhe izolimi diplomatik të regjimit. Kjo situatë ndoshta do të vazhdojë për disa muaj, derisa një nga pikat e dobëta të ekuacionit do të duke e do të hapet. Dhe kjo është e destinuar në mënyrë të pashmangshme të zhvillohet brenda këtij viti.

*Rami Khouri është kolumnist i “Daily Star”, gazetë e Bejrutit

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›