Themeluesi i Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve
Një shkrimtar shumë prodhimtar që ka shkruar romane, vëllime me tregime, ese të ndryshme dhe përkthyes, një përkthyes shumë i shquar. Letërsia sipas Antonio Tabukit nuk është një profesion, “por diçka që përfshin dëshirat, ëndrrat dhe fantazinë”. Libri i tij “Sheshi Italia” i botuar në vitin 1975 është ribotuar në vitin 1993, por edhe në vitin 1996. Për të vazhduar me librin “Keqkuptime të vogla të parëndësishme” i vitit 1985 dhe i ribotuar gjithashtu edhe në vitin 1988, apo me librin “Filli i horizontit” një libër i vitit 1986 i ribotuar edhe në vitin 1991 dhe 1997, për të vazhduar më tej me “Dialogët e munguar” i botuar nga shtëpia botuese prestigjioze italiane Feltrinelli, në vitin 1998 dhe e ribotuar më pas edhe në vitin 1993. Por jo vetëm shtëpia botuese Feltrinelli, edhe nga shtëpia botuese po aq e shquar si është palermitania Sellerio që ka botuar librat “Engjëlli i zi” në vitin 1991 për ta botuar sërish në vitin 1993. Përsëri nga Sellerio e Palermos “Ëndrrat e ëndrrave” ketë herë si autor tregimesh me një seri tregimesh të viteve 1981 - 1991 pa harruar librin “Tregime me figura” të botuar në Sicili nga Sellerio, Palermo 2011. Ndërkaq ka shkruar edhe ese mbi teatrin: “Teatri Portugez i pasluftës” i botuar këtë herë në Torino në vitin 1970, nga Einaudi, por edhe libra në portugalisht, siç është “Autobiografitë e të tjerëve” e botuar në Milano nga Feltrinelli në vitin 2003. I njohur po aq edhe për përkthimet e librave të Fernando Pessoa –as si “Letra të fejuarës” e botuar në Milano nga shtëpia botuese “Adelphi” në vitin 1988, për të vazhduar me librin “Marinari” botuar në Milano nga shtëpia botuese “Einaudi” në vitin 1988, ndërsa vite më parë kishte botuar edhe “Poezitë e Alvaro de Kampos” nga shtëpia botuese Adelphi në vitin 1993. Ka patur një dashuri të jashtëzakonshme për Portugalinë. Natyrisht ka qenë kritiku, njohësi dhe përkthyesi më i mirë i veprës së Pessoas me veprat e të cilit u njoh që në vitin 1960, kur frekuentonte Sorbonën. Nisur nga kjo sapo u kthye në Itali filloi një kurs të gjuhës portugeze për të kuptuar më mirë poetin portugez. Shkrimtari dhe përkthyesi Italian, Antonio Tabuki ka vdekur në Lisbonë në moshën 68-vjeçare “pas një sëmundje të gjatë” – kështu ka njoftuar botuesi i tij francez, Bernard Komment. Por Antonio Tabuki ka lindur në Itali, në qytetin e Pizës më 24 shtator 1943 ndërsa funerali i tij do të zhvillohet këtë të enjte në kryeqytetin portugez - sipas gruas së tij Maria Jose Lankastre. Docenti i letërsisë portugeze e filloi aktivitetin e tij si shkrimtar me romanin e tij “Sheshi Italia” në vitin 1975 por suksesin e arriti me librin “Rekuiem” një libër ky i vitit 1992. I shquar për një angazhim shoqëror në librat e tij ku luan shpeshherë edhe me misterin. Ky është stili i Antonio Tabukit, shkrimtarit italian që ka jetuar më së shumti në Lisbonë, në qytetin e lindjes së gruas së tij, ku për 2 vjet ka qenë edhe drejtor i Institutit Italian të Kulturës. Një jetë e ndarë mëdysh mes Portugalisë dhe Italisë, gjashtë muaj në Lisbonë dhe gjashtë të tjerë në Toskana ku ishte docent i Letërsisë në Universitetin e Sienës. I përkthyer në më shumë se njëzet gjuhë të botës (edhe në japonisht), shumë prej librave të tij kanë frymëzuar regjisorë të shumtë italianë por edhe të kombësive të tjera për filmat e tyre (nga Roberto Faenza, Alain Korneau, Fernando Lopez) ku nuk kanë munguar edhe regjisorët e teatrit (mes tyre Strehler dhe Bezace). Fitues i shumë çmimeve letrarë ndër të cilët mund të përmenden Çmimi Kampiello, Viarexho - Repaci ndërsa jashtë Italisë Prix Medicis Etranger, Prix Europeen de la Litterature, Çmimi Mesdhetar në Francë dhe ai Aristeion në Greqi për të vazhduar me atë të Lajbnicit në Gjermani, Europaischer Staatspreis në Austri. Ka qenë emëruar Kavalier i Arteve dhe Letrave” nga Republika franceze dhe është dekoruar nga D. Henrikue presidenti i Republikës portugeze. Ka qenë vërtet docent në universitetin e Sienës por ka qenë professor edhe në Universtiete të tjera si në Bard College të Nju Jorkut dhe në shkollat dhe kolegjet franceze. Nga ana tjetër, i madh ka qenë edhe bashkëpunimi me gazeta të ndryshme italiane si “Corriere della Sera” ku shkruante rregullisht artikuj në faqet e kulturës por edhe me “El Pais”, “Diario de Noticias” dhe gjermanen “Allgemein Zeitung”. Ndërkaq ka qenë edhe anëtar dhe themelues i Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve dhe që prej vitit 2000 ka qenë propozuar nga Pen Klub Italia si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë.
...