Agonit Sallaj në kërkim te një ekipi të ri
Mbrojtësi i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, kosovari Agonit Sallaj, është në pritje të klubit të ri.
Ai ka qenë i huazuar deri në fund të sezonit të kaluar te Biel-Bienne në ligën e dytë të Zvicrës, ndërsa atje ka shkuar si lojtar i Neuchatel Xamax, ekipit i cili për shkak të problemeve financiare ka falimentuar dhe skuadra është larguar nga elita e futbollit zviceran.
Të shohim se si do të rrjedhin gjërat, tani pas problemeve të Xamax jam lojtar i lirë. Tek Biel nuk do të rri, kjo është e sigurt, për të tjerat të shohim janë dy opsione për të lëvizur edhe jashtë Zvicrës, por ende nuk e di si do të përfundojnë bisedat, tha Sallaj.
Burime të afërta me lojtarët tregojnë se ai ka një mundësi të hapur në kampionatin francez, ku pritet të kalojë edhe një fazë testuese.