Agroindustria u rrit me 7 për qind në 2008-ën
Sektori i prodhimit ushqimor në Shqipëri shënoi një volum të përgjithshëm shitjesh prej 51 miliardë lekësh (417 milionë eurosh) gjatë vitit të kaluar, udhëhequr nga rritja e shpejtë e prodhimit të vajit të ullirit, qumështit e lëngjeve të frutave, bëhet e ditur nga vjetari statistikor i Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë, vaji vegjetal i prodhuar në vend shënoi një rënie të konsiderueshme, së bashku me prodhimin e kosit, birrës apo pijeve alkoolike.
Industria e sallameve dhe proshutave shënoi një prodhim vjetor prej 10 mijë tonësh, nga të cilat, gati gjysma u prodhua në Tiranë. Industria e birrës raportoi një prodhim prej 330 mijë hektolitrash, me rënie prej 10 për qind kundrejt vitit 2007, por për këtë mall ekspertët thonë se shifrat mund të mos jenë të sakta, pasi birra ka normë të lartë evazioni fiskal dhe mosraportimi.
Prodhimi i vajit të ullirit shënoi një rritje prej 45 për qind në 5600 tonë. Kjo sasi vaji ulliri ka një vlerë të përgjithshme 23 milionë euro. Shqipëria zotëron një numër shumë të madh ullinjsh në të gjithë vendin dhe ka mundësinë teorike të shumëfishojë prodhimin e vajit të ullirit, por vuan nga mungesa e aftësisë organizative, si dhe nga struktura e paqartë e pronësisë mbi ullinjtë. Ndryshe nga vaji i ullirit, prodhimi në vend i vajit vegjetal ka pësuar "rënie me kokë". Vitin e kaluar u prodhuan 12500 tonë vaj vegjetal, me një rënie prej 14 për qind kundrejt vitit 2007 dhe 42 për qind kundrejt vitit 2006, kur u prodhuan 21500 tonë. Industria e vajit vegjetal ka qenë gjithmonë nën konkurrencën e ashpër të vajit të importit dhe ka pasur pothuajse asnjë avantazh krahasues për shkak të mungesës së mbjelljes së lulediellit në Shqipëri, si dhe për shkak të pamundësisë për të shfrytëzuar ekonominë e shkallës në blerjen e lëndës së parë jashtë vendit.
Përpunimi i qumështit nëpër fabrika arriti në 90 mijë hektolitra me rritje të konsiderueshme kundrejt vitit 2007, por në të njëjtën kohë shqiptarët dëshmuan një tendencë të përgjithshme largimi nga kosi i prodhuar në fabrikë. Kështu, prodhimi i kosit ra me 30 për qind në rreth 9 mijë tonë.
Industria e përpunimit ushqimor në Shqipëri përbëhet nga 2100 kompani, të cilat punësojnë rreth 11 mijë vetë. Gjatë viteve të fundit, investimet në këtë industri janë furnizuar tërësisht nga mjetet e vetë kompanive, gjë që dëshmon akses të ulët të këtij sektori ndaj sistemit bankar.