Autostrada, vonohet përfundimi në Kukës
Me mbarimin e zgjedhjeve, është e dukshme se përfundon edhe nxitimi në punët publike. Që në qershor të këtij viti është dashur të lidhen të gjitha pjesët e segmentit të autostradës nga Kukësi deri në Morin, madje që nga Mamzi. Por me shumë sforco është arritur deri në qytetin e Kukësit, ku duhet nënvizuar që kanë mbetur vetëm 200-300 metra linearë që i gjithë segmenti të përfundojë dhe vetë qyteti i Kukësit të shpëtojë nga trafiku i rënduar. Punimet për këtë copëz autostrade vazhdojnë të zvarriten prej muajsh duke u kujtuar kalimtarëve ritmet tipike shqiptare të realizimit të një vepre. Por duket se kjo copëz autostradë ka një histori pengesash ku, përveç mungesës së kapacitetit teknik të ndërtuesve, del fajtor vetë shteti.
Historia e segmentit
Për rreth dy vjet ishin disa objekte për t‘u shpronësuar që u bënë pengesë për fillimin e punimeve. Kompania "Kastrati & Arifaj", që kishte fituar tenderin, u sorollat rreth 20 muaj në pritje të shpronësimit të katër shtëpive të banimit në aks për të nisur punën, ndërsa vonesa prej më shumë se një viti i solli edhe spostimin aksit që do të depërtonte në një lagje të qytetit dhe që pas protestave të banorëve u devijua. Në këto rrethana kompania e fuqishme transferon makineritë e saj në projekte të tjerë ndërsa kjo copë autostrade, siç merret vesh jozyrtarisht, i jepet një nënkontraktori nga Kosova. Siç u panë punët me ecurinë e legalizimit të banesave të aksit, edhe nënkontraktori, pasi realizoi pjesën e lirë të aksit, në pritje të lirimit të frontit të punës, ia shet atë një të treti që siç duket në terren, këta të tretët vazhdojnë me ritmin e tyre. Edhe ky i treti ka të ngjarë të ketë lidhur ndonjë kontratë të katërt dhe kështu ulet në minimum edhe fondi në dispozicion. Për vonesat e kryerjes së punimeve përgjegjësia shpërndahet, ashtu si të hollat, te shumë faktorë deri sa humbet fare. Prej shumë muajsh e gjithë pjesa e autostradës nga Kukësi në Morin është vënë në funksion, së fundi edhe urat, por kjo copë e vogël ende jo. Në këto kushte i gjithë fluksi prej mijëra e mijëra automjetesh në ditë kalon mes përmes qytetit të Kukësit, duke ndotur mjedisin dhe dëmtuar rrugët edhe ashtu modeste që janë.
Kukës-Morin dhe urat
Kanë përfunduar më në fund dhe janë vënë në punë shtatë urat e projektit Kukës-Morin nga GRANIT i Maqedonisë. Këto ura kanë lehtësuar në maksimum qarkullimin e automjeteve që shkojnë e vijnë në linjën Kosovë-Shqipëri. Në këtë kompleks urash ndodhet edhe ura më e madhe në të gjithë autostradën Durrës-Kukës. Ura në fshatin Perbreg, e cila është e gjatë 360 metra dhe e lartë 60 metra, përbën veprën më të madhe të autostradës. Ajo ka zëvendësuar urën e vjetër, që tashmë duket mikroskopike nga lartësia e urës së re. Ura e vjetër ishte bërë pengesë serioze për lëvizjen e mjeteve pasi, e ndërtuar në vitet ‘60 të shekullit të shkuar për transportin e Bakrit të Gjegjanit, nuk i përgjigjej fluksit të sotëm. Urat aktuale të segmentit Kukës-Morin janë me dy kalime, por projekti i avancuar i autostradës parashikon që shumë shpejt të nisë puna për ndërtimin e urave paralele që e bëjnë gjithë aksin me katër kalime, pasi rruga e asfaltuar është e gjitha me katër korsi. Segmenti nga Kukësi në Morin është pak më shumë se 16 kilometra, nga 24 që ishte me rrugën e vjetër dhe ka përfunduar në 100 për qind të volumit të përgjithshëm të punimeve. Ndërkohë kanë mbetur rreth 4 kilometra në hyrje të qytetit që janë në asfaltim e sipër.
Dy ura të tjera dhe tuneli do të shtohen
Edhe dy ura të tjera do t‘i shtohen projektit të autostradës Durrës-Kukës-Morin. Paralele me urën e Drinit të Zi, në pjesën jugore të qytetit të Kukësit do të ndërtohen dy ura të reja të cilat do plotësojnë edhe parametrat e domosdoshëm të një autostrade. Një studio projektimi e autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka hartuar kohët e fundit projektin që e bën qytetin e Kukësit me tre ura, relativisht të mëdha, në hyrje të tij. Urat e reja do të jenë paralel me të vjetrën që është ndërtuar në vitin 1974. Urat do të jenë 12 metra të gjera dhe 43 metra të larta. Komponentët e fushës tregojnë se terreni e bën të domosdoshme një projekt të tillë, pasi kthesa sapo kalon liqenin në shpatin e malit është 90 gradë. Për të vijuar normalisht udhëtimin në autostradë parashikohet që të ndërtohen edhe dy tunele poshtë kurorës së gjelbër të qytetit të Kukësit me gjatësi 250 metër secili. Ndërtimi i dy urave të reja e kthen Kukësin, aktualisht një gadishull në liqen, në qytetin edhe me një ansambël urash.