Agron Aliaj: "Gjeneralin..." e kam çliruar nga paragjykimet
I është rikthyer sërish veprës së Kadaresë dhe baletit që vuri në skenë 32 vjet të shkuara. Në një version që konsiderohet modern, Agron Aliaj risjell "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur". "Kemi qenë të magjepsur", shprehet ai teksa kujton vënien e parë në ‘77-ën, nën titullin "Tokë e pamposhtur". Nuk kemi më një popull krenar, por personazhe të ngritura mbi mesazhin filozofik të Kadaresë: ku ka luftë, do të ketë gjeneralë që kërkojnë kockat. Koreografja italiane, Laura Frigato, po bashkëpunon me Aliajn për të sjellë një gjuhë moderne koreografike, ndërsa nga Franca kanë ardhur skenografi Valerio Ferrari dhe kostumografja Anne Brault. Nica e parë, balerina Zoica Haxho, zëvendësohet nga Enada Hoxha, ndërsa personazhet e tjerë vijnë nën interpretimin e Gerd Vasos, Ledian Agalliajt, Diona Gjinikës, Ezdalin Goranit, Manjola Hasanit dhe trupës së Baletit e Orkestrës Simfonike të TKOB-it. "Atëherë kemi qenë të magjepsur", shprehet Aliaj, që beson se ky version i ri i baletit do të mirëpritet nga publiku, ndërkohë që ai ngre problemin e madh të mungesës prej 20 vjetësh të veprave bashkëkohore skenike.
Pas 32 vjetësh do të ringjisni në skenë baletin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Cilët janë elementët më të dukshëm që prek ky rikonceptim i veprës?
Jemi munduar ta spastrojmë nga ngjarjet reale, nga tablotë filmike apo të një romani. Vepra do të ngrihet e gjitha mbi një simbol, i cili është i qartë në veprën e Kadaresë, por ka mbetur i palexuar më parë. Që në tablotë e para, në meditimet rreth luftës, Kadare ka paralajmëruar se ku ka luftëra, do të ketë gjithmonë gjeneralë që kërkojnë kockat. Aty janë Nica, gjenerali, vajza e Nicës, dhe personazhet e tjerë, por të gjithë të ngritur në simbol. Besoj se publikut do t‘i pëlqejë kjo mënyrë e re e trajtimit të "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur".
Ju po bashkëpunoni edhe me koreografen italiane, Laura Frigato, për realizimin e baletit. Si është bashkëpunimi dhe çfarë do të ndryshojë në gjuhën koreografike?
Gjatë gjithë baletit do të kemi një koreografi trupore, të cilës i bashkohen edhe elementë të tjerë të skenografisë. I mëshohet edhe momentit të gërmimit, daljes së kockave, veprime që theksojnë pasojat e luftës, zhdukjen e dashurisë, rininë që pranon të ketë afër edhe një skelet. Stafi i ardhur nga Franca e Italia bën që të kalohen caqet e veprës kombëtare. Ndërsa për trupën tonë të baletit është nder të punojë mbi materialin e dy krijuesve të njohur, kompozitorit Nikolla Zoraqi dhe Ismail Kadaresë. Ka qenë puna e madhe e kompozitorit Nikolla Zoraqi, një krijues nga më të mirët kombëtarë dhe kontemporanë, njëkohësisht dhe gjenialiteti i Kadaresë, që më kanë bërë të kthehem sërish në punë.
Rikonceptimit në gjuhën koreografike i shtohet edhe përpunimi muzikor i kësaj vepre...
Në çdo vepër mund të rimarrësh atë që të intereson. Në këtë rast ne e kemi ngritur në një fuqi të re emocionale. Mjeshtri Zhani Ciko i ka bërë një qethje nga elementët e tepërt muzikës së Nikolla Zoraqit dhe ajo ka marrë vlerat e saj reale.
Ju theksoni se ky variant i ri është ngritur mbi thelbin filozofik të librit të Kadaresë. Si e keni lexuar ju veprën e tij në vënien e parë në skenë?
Duhet të jemi të hapur e të pranojmë që kemi qenë të magjepsur. Dikur, edhe nga vetë titulli, "Tokë e pamposhtur", këtë vepër e kemi parë në pikëpamjen ideologjike të asaj kohe. Këtë radhë nuk i kemi dhënë peshë specialistit, ndërtimit të një hidrocentrali apo elementë të tjerë që janë lënë jashtë duke mbajtur shpirtin e veprës. Jam shumë i lumtur që jam i çliruar nga paragjykimet dhe kam mundësinë të krijoj ashtu siç e mendoj.
Kjo është e treta vepër pas "Migjenianës" dhe "Lumit të vdekur" që ju i rivini në skenë të rikonceptuara. Është kjo një prirje për rivitalizimin e veprave të repertorit të shkuar?
Mungesa e veprave kombëtare në skenat tona është problem shumë shqetësues. Ne kemi një thesar të tërë muzike. Gjithçka që kanë krijuar Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Feim Ibrahimi e të tjerë s‘duhen lënë në arkiva. Nëse do të rimerret vetëm muzika e këtyre veprave, të cilat në vëniet e mëparshme janë mbushur me ideologjizime, dhe përshtatet për një vepër të re, atëherë ne do të vlerësojmë e do të ruajmë këto vlera që heshtin. Është detyrë e teatrit dhe krijuesve që kanë më shumë eksperiencë për t‘i revitalizuar.
A e ndjeni mungesën e veprat e reja, atyre të kohës së sotme?
Nuk di se si do t‘i bëhet që kompozitorët tanë të rinj të ulen e të shkruajnë muzikë për balet dhe opera, që të pasurohet repertori kombëtar me ngjarje që shqetësojnë sot publikun shqiptar. Në këto 20 vjet, sa herë që është dashur të vëmë në skenë një vepër shqiptare, u jemi drejtuar kompozimeve të bëra në të shkuarën. Publiku kërkon të shohë portretin e tij të sotëm, të dramës që po kalon Shqipëria në këtë tranzicion të zgjatur. Është krijuesi ai që përfaqëson shpirtin e këtij kombi. Të rinjtë duhet të bëjnë vepra skenike bashkëkohore, sepse ky është art që komunikon me publikun në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe arrin të ndikojë në procesin edukativ.