Toleranca vjen nga prehistoria
Në Brodway ende vazhdon të korrë sukses. Në Tiranë shfaqet për herë të parë. Monodrama e Rob Becker "Save dhe caveman", e shqipëruar "Mbroni shpellarin" do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar sot dhe nesër. Regjisori Spiro Duni, pas shfaqjes "Fishkëllimë në errësirë", ka zgjedhur të sjellë një tjetër vepër, në thelb të së cilës publiku merr mesazhe tërësisht njerëzore. Kësaj here ai shfaqet ndryshe. Kësaj here nuk do të jetë "i fshehur" pas trupës së aktorëve. Ka zgjedhur të ngjitet vetë në skenë. Në këtë monodramë-komedi, ai do ta interpretojë vetë. "Mbroni shpellarin" është cilësuar si monologu më jetëgjatë në historinë e Broadway-t. Vepra vjen si një rrëfim. Na thotë me zë të lartë se burri dhe gruaja janë thellësisht të ndryshëm. Një konstatim që ndoshta qenia njerëzore e ka kuptuar prej mijëvjeçarësh. Ata arsyetojnë, shohin, ndiejnë, shprehen në mënyra të ndryshme, duke krijuar mes njëri-tjetrit edhe situata moskuptimi, shpeshherë të sikletshme, por edhe të gëzueshme në të njëjtën kohë. Duke u nisur nga një jetë normale në çift, monodrama nis të hetojë që nga fillesat. Arsyetimi i personazhit është shumë i thjeshtë, diferencat mes një burri dhe një gruaje duhet të kërkohen fillimisht në sjelljet fillestare të krijimit të qenies njerëzore, që nga prehistoria, role të cilat burrat dhe gratë janë detyruar të përftojnë, për shkak të nevojave në kohën kur jetuan. Burri lindte gjuetar, gruaja një mbledhëse e atyre që ai sillte. Burri është mësuar të përqendrohet në një objektiv të vetëm që është preja dhe përjashton çdo gjë tjetër, ai nuk i lejon vetes shpërqendrime. Gruaja kërkon, mbledh informacione, akumulon, kontrollon e arrin të menaxhojë më shumë gjëra në të njëjtën kohë. Ja përse sot, "ajo" është e aftë të lexojë në mënyrë perfekte, të rregullojë shtëpinë dhe të flasë në të njëjtën kohë, duke qenë tërësisht e përqendruar në çdo gjë që bën. "Ai" jo!
"Kjo vepër e Becker-it flet për diferencat që ekzistojnë mes burrit edhe gruas, diferenca që gjatë gjithë jetës së tyre të përbashkët sjellin keqkuptime të pafundme. Ky është problemi që trajton vepra. Mesazhi i saj është i qartë: me të gjithë diferencat që kemi ne duhet të gjejmë gjuhën që të bashkohemi dhe të jetojmë ditët që kemi në dispozicion, pa trauma, pa hatërmbetje, duke iu referuar disi njeriut të shpellave që kishte një partneritet të shkëlqyer, një partneritet që kur shkon mirë, është më i fortë se dy individë që jetojnë veç e veç", tregon regjisori Spiro Duni, i cili, ndër të tjera, tregon se kjo vepër luhet sot në rreth 32 vende të botës. Duni, që e ka parë në skenë në variante të ndryshme "Save dhe caveman", në Greqi e në Amerikë, ka dashur ta interpretojë. Edhe pse është një vepër e thjeshtë për sa i përket nëntekstit figurativ, kjo vepër e ka ngacmuar tepër regjisorin. Ndoshta sepse ai vetë tregon se për të është e rëndësishme që veprat që ngjit në skenë të kenë një konsekuencë. Njësoj si "Fishkëllimë në errësirë", e cila u shfaq premierë sezonin e kaluar në TK, edhe "Mbroni shpellarin" ka një mesazh të qartë për publikun. Nëse tek e para ai na tregonte se si ngjarjet brenda një familjeje mund të degjenerojnë në tragjedi, te vepra e dytë sjell për publikun mesazhin e bashkëpunimit dhe të shkuarit mirë mes partnerëve. "Dua që nëpërmjet veprave të mia të përcjell një mesazh të qartë për familjet dhe publikun shqiptar. Ne duhet të përpiqemi të krijojmë partneritetin, që është më i fortë se sa kur jemi veç e veç si individë. Pra, nëse te "Fishkëllima në errësirë" doja të tregoja se dhuna sjell tragjedi familjare, këtu bëj apelin se mashkulli dhe femra bashkëjetonjës duhet të jenë më tolerantë", thotë regjisori Duni. Ai nuk është përpjekur aspak ta shqiptarizojë këtë vepër. Regjisori është i bindur se edhe ashtu siç është, ajo do ta godasë publikun.
Spiro Duni ka zgjedhur ta sjellë në skenë edhe për një arsye tjetër. Një monodramë e ka dashur gjithnjë. Nëse në një shfaqje tjetër ke përballë partnerin, në një monodramë, aktori është vetëm përballë publikut. Këtu marrëdhënia është e ndryshme. Ajo vjen si një bisedë mes atij që është në skenë dhe atij që është i ulur në sallë. Por edhe vetë vepra nuk mbetet pas si zgjedhje. Ashtu e thjeshtë siç është, ajo e ka bërë për vete Dunin. Flet për probleme me të cilat shumë çifte përballen sot në botë. "Edhe unë vetë hyj te njerëzit e trazuar e ndoshta për këtë bie dakord me veprën në emrin e një tolerance që duhet të kenë njerëzit, burri dhe gruaja sidomos në marrëdhëniet në çift", vazhdon më tej ai. "Unë e dua këtë vepër. Kam vite që e njoh dhe më pëlqente ta interpretoja, duke qenë se e ngjis në skenë me një kompani që e kam themeluar vetë. Që nga krijimi i saj e deri më sot është hera e dytë që ngjis një vepër në skenë me studion teatrore ‘PO‘, falë një fondi që na akordoi bordi i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Dua ta mbaj si një repertor timin si aktor", përfundon Spiro Duni. "Mbroni shpellarin" vjen në shqip me përkthimin e Artur Lenës. Ajo u shkrua në fillim të viteve ‘90 nga Rob Becker, aktor dhe regjisor. Një bashkëpunëtor i ngushtë i Dunit në skenë është Gent Rushi, i cili përveçse muzikant, në vepër vjen edhe në rolin e aktorit. Skenografia mban firmën e Fatbardh Markut. Nëpërmjet rrëfimit të personazhit të veprës, "Mbroni shpellarin" bën që burrat dhe gratë të identifikohen me këtë vepër. Ata gjejnë veten në të gjithë situatat e përshkruara. Nga e shkuara në të tashmen, nga shpellat te shtëpitë moderne, kjo shfaqje është cilësuar si një udhëtim argëtues deri në rrënjët e shumë sjelljeve të atij dhe asaj që ndonjëherë të lënë pa fjalë e herë të tjera të bëjnë me nerva. Një udhëtim nëpërmjet situatave që i bën partnerët të zihen, lumturohen dhe dashurohen...