"Max Payne", rebelimi i policit virtual
Filmi "Max Payne", me regji të John Moore, e skenar të Beau Thorne, ka nisur të shfaqet në kinema "Millenium" në Tiranë. Filmi, i cili ka të përmbledhura aksionin dhe dramën, vjen me aktorët Mark Wahlberg, Mila Kunis, Chris O‘Donnell, Beau Bridges, Olga Kurylenko, Donal Logue etj. Ai sjell historinë e Max Payne. Pasi gruaja dhe vajza e tij e sapolindur ekzekutohen nga një grup kriminelësh, të varur nga një drogë e re e quajtur valkyr, agjenti njujorkez i policisë, Max Payne, betohet se do të hakmerret patjetër kundër shpërndarësve dhe prodhueseve të drogës. Ai vendos që të marrë pjesë në Drug Enforcement Agency dhe fillon një mision për të identifikuar bosin e familjes mafioze që kontrollon trafikun e valkyr. Por, gjatë misionit ai akuzohet pa të drejtë për vrasjen e kolegut të tij, duke u gjendur kështu mes dy zjarresh, mafies dhe policisë. Në film personazhi kryesor, Max Payne, interpretohet nga aktori kandidat për çmimin "Oskar", Mark Wahlberg.