Një ditë pas skandalit, te punonjëset e turpëruara të Pangos
"Turp, turp, turp", "Me duar të pastra", "A e kuptuat qeverinë e shërbesave"... Pankarta të mëdha të bardha, të shkruara në të kuq, tërheqin vëmendjen e kalimtarëve dhe të mediave gjithashtu. Janë për Ylli Pangon. Ora shënon 10:15. Këshilli Studentor Rinor dhe Lëvizja Rinore për Integrim kanë organizuar një protestë. Para portës kryesore të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, presin pikërisht atë, kryefjalën e skandalit. Djem dhe vajza, të cilët një ditë do të duhet të trokasin në dyer ministrish e ministrash për punë, ngrenë zërin ndaj veprimit të turpshëm. Ata kërkojnë zbardhje të plotë të ngjarjes deri në procedim penal ndaj ish-ministrit. Pasi kalojmë "gardhin" e portës kryesore, jo pa komente nga ana e të rinjve që mendojnë se jemi punonjëse në ministri ("Mos e ktheni kokën nga kamera, është turp vajza..."), sportelistja në hyrje kryen ritualin e zakonshëm. Toni i zërit të ngjan i njëjtë, edhe pse ndihet shqetësimi në sy.
- Ku do të shkoni? - pyet ajo.
- Sipër, ka një seminar për Skënderbeun, përgjigjemi dhe vrapojmë të futemi brenda.
Si asnjëherë tjetër në këtë orë të paradites, ministria hesht, ndonëse punonjësit janë aty. Janë ambiente të mëdha këto të ish- Lidhjes së Shkrimtarëve, godinë të cilën ministri Pango, pas rikonstruksionit, e ktheu zyrtarisht në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pasi kalon sportelin, ajo që të bie në sy janë fotografitë e godinës së shkatërruar... nuk ka asgjë të përbashkët me "shkëlqimin" që Pango i dhuroi. Ngjisim shkallët e shtruara me tapet të kuq. Në katin e dytë zhvillohet debati shkencor kushtuar Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Historianë e studiues janë mbledhur bashkë për të folur për mitizimin dhe çmitizmin e heroit. Ora 10:30. Në një tavolinë të rrumbullakët në sallën "Tefta Tashko Koço", debati sapo ka nisur. Aty pranë gjendet edhe zëvendësministri i Kulturës, Eqerem Spahiu. Një telefonatë në celular, dhe ai largohet menjëherë. Të ngjan se këtu, asnjë nuk ka dëgjuar për skandalin në të cilin Ylli Pango është përfshirë. Ai nuk është dukur në ministri. Edhe një ditë më parë, kishte kaluar shumë pak këndej. Kjo ishte e rrallë për ministrin, që sipas punonjëseve, ishte shumë i rregullt me oraret. Ai nuk mungonte thuajse asnjëherë.
Rreth mesditës, ka më shumë lëvizje në korridoret e ministrisë. Ngjarja në të cilën u përfshi ish-ministri Pango ka nisur të ndihet nën zë.
Të gjithë e dinë, të gjithë flasin, të gjithë heshtin... tek-tuk edhe qeshin nën buzë. Në mënyrë të padiskutueshme, ai është ngjarja e ditës.
"Mos e ktheni kokën... është turp vajza...". Të rinjtë e protestës kanë kohë që janë larguar, por shprehja e tyre vazhdon të godasë. Turp? Po, po... turp. Siklet, paragjykim. Këtu figura e femrës ka nisur të shihet me dyshime. Ato ulin sytë. Një Zot e di ç‘mendime u shkojnë nëpër mend. Skandali në të cilin është përfshirë ish-shefi i tyre i ka bërë të ndihen keq. Sapo panë që ne dolëm nga ministria, nisën të na hedhin fjalë në rrugë: "Keni zbërthyer mbërtheckat goca?". Është e turpshme. Një situatë e cila nuk është e mirë për asnjërën nga ne. Përse duhet të paragjykohemi tani?", thotë një punonjëse. "Për herë të parë, më vjen turp të them se punoj në Ministrinë e Kulturës", thotë një tjetër. Ndien se më shumë se kushdo, punonjëset femra janë të tronditura. Ato nuk u shpëtojnë dyshimeve. As vështrimeve që kërkojnë në fytyrën e tyre një shenjë se ndoshta edhe ato janë përballur me etjen seksuale të ish-ministrit. Cila prej tyre mund të jetë ndodhur në të njëjtën situatë si vajzat që denoncuan në emisionin "Fiks Fare" në "Top Channel"? Sa prej tyre kanë dhënë dorëheqjen për shkak të sjelljeve perverse të ish-ministrit? Pyetje të tilla, ndonjëherë edhe në formë thashethemesh, me siguri do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave. Sot, ato ndihen të paragjykuara. Në prag 8 Marsit, festës ku gruaja duhet të ndihet e privilegjuar, ato, punonjëset e ministrisë, ndihen të dhunuara moralisht...
Presidenti i Republikës firmosi dje dekretin për shkarkimin e Pangos
Berisha gjen menjëherë pasardhësin:
Ardian Turku, ministri i ri i Kulturës
Portreti i kreut të PD-së së Elbasanit, që i hyri politikës si republikan
Pas shkarkimit të Ylli Pangos, si pasojë e skandalit seksual, Kryeministri Sali Berisha propozoi dje emrin e kreut të Këshillit të Qarkut të Elbasanit, Ardian Turku, në krye të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pa kaluar 24 orë nga shkarkimi i Pangos, Kryeministri vendosi në këtë mënyrë të shërojë çdo plagë skandali në qeverinë e tij, vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve. Emri i propozuar nga shefi i qeverisë, Ardian Turku, aktualisht mban edhe postin e kryetarit të PD-së së Elbasanit, ka qenë më parë kryetar i Bashkisë së Elbasanit, zëvendësrektor i Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" dhe mban titullin profesor i asociiuar. Më parë, ai ka qenë pedagog i psikologjisë në Universitetin e Elbasanit. Serioziteti në punë, përvoja në administratë dhe ajo akademike, duket se kanë qenë pikat më të forta të kandidatit për ministër të ri të Kulturës për të qenë në krye të dikasterit tashmë të përdhosur nga veprimi i turpshëm i ish-ministrit Pango. Megjithëse zgjedhja e tij ishte surprizë, ajo duket se ka qenë e peshuar mirë nga Kryeministri Berisha. Në seleksionimin që i është bërë emrit të Turkut, duket se parimi më i rëndësishëm ka qenë llogaritja elektorale. Qarku i Elbasanit është një ndër tre rajonet më të mëdha në vend pas Tiranës dhe Fierit, ndërsa çon shumë deputetë në Parlament. Në një qark ku në lokalet e 2007-ës, megjithëse Bashkia e Elbasanit u fitua nga socialistët, e djathta fitoi shumicën e anëtarëve të qarkut, kryetar i të cilit ishte ministri i ardhshëm i Kulturës. Shkarkimin e Ylli Pangos e ka dekretuar ndërkohë edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Kreu i shtetit e mori këtë vendim në bazë të kërkesës së Kryeministrit Berisha.
Kush është Ardian Truku
Njeri me shumë pushtet, por edhe me prona, Ardian Turku hyri aktivisht në politikë i propozuar nga Partia Republikane, gjashtë vjet më parë. Ai ka një karrierë të gjatë si pedagog në Universitetin e Elbasanit. Por përpara se të emërohej pedagog i degës së matematikës e më pas i pedagogjisë dhe psikologjisë, Turku do të fitonte përvojë si shef i seksionit të arsimit dhe të kulturës në vitet e perëndimit të sistemit komunist, pa qenë i anëtarësuar në Partinë e Punës.
Ai u mbështet fort nga PD për postin e kryebashkiakut të Elbasanit në zgjedhjet e vitit 2003 dhe fitoi përballë Hysen Domit të PS-së. Duke qenë sa jashtë, aq dhe brenda forumeve të degës së PD-së së Elbasanit, Turku arriti që të bindë demokratët se më shumë u përkiste atyre sesa republikanëve të pafuqishëm në Elbasan. Pasi mbajti për tre vjet postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, ai deklaroi në media se nuk do të përzihej më në politikë. Por në fund të zgjedhjeve, arriti që edhe me votat e demokratëve të zgjidhej kryetar i Këshillit të Qarkut të Elbasanit. Në bashki do të merrte "votat" qytetare për asfaltime rrugësh dhe për një plan të ri urbanistik të qytetit, të cilin në njëfarë mënyre po e zbaton edhe pasardhësi i tij, socialisti Qazim Sejdini. Me këtë të fundit është përfshirë në polemika rreth vendit të përcaktuar për përpunimin e plehrave të qytetit dhe për çështje të tjera, por kurrë këto polemika nuk lanë gjurmë mes dy institucioneve, bashkisë dhe qarkut, apo dhe mes dy personave. Gjatë detyrës si kryebashkiak do të lakohej për korrupsion në lidhje me një pallat në pronësi të tij dhe të ndërtuar në tokën e tij, për harxhime fondesh me studio të huaja projektuese, por Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk i nxori shkelje.
Turku do të jetë i dyti ministër Kulture nga Elbasani, pas pedagogut tjetër të matematikës, Agron Tato, i cili e mbajti këtë post për tetë muaj në një kabinet të Fatos Nanos.
Deklarata para tre vjetësh: Po ta kisha përballë, do ta vrisja stërgjyshin që më la pasuri
Pronat, "telashi" më i madh i ministrit të ardhshëm
I detyruar nga akuza në media të ndryshme, ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Ardian Turku bëri tre vjet më parë transparencën për pasurinë e tij. Ai doli përpara mediave dhe deklaroi: "Në valën e shkrimeve kundër bashkisë e personalisht kundër meje, që më akuzojnë për lidhje me drogën, mafien e ndërtimit, vjedhje dhe abuzime sidomos në urbanistikë dhe së fundmi i etiketuar si ‘Agai i Berishës‘, pohoj se pronat e trashëguara janë dhe mbeten të rrethuara nga gjykata, prokuroria, komisariati, kirurgjia dhe materniteti". Në këtë mënyrë, ai përcaktoi si pronë të tijën vetëm truallin e shtëpisë në oborrin e së cilës ka qenë një restorant i tij. Sipas Turkut, këto prona dhe të tjera mbeten një trashëgimi prej më tepër se një shekulli nga stërgjyshërit e tij. "Tani më duhet të mallkoj veten për këtë pronë të stërgjyshit që prej 125 vjetësh, madje po ta kisha para vetes këtë stërgjysh me emrin Anastas (djali i motrës së Kristoforidhit) rrezik do ta vrisja fare për telashet që më solli", deklaroi ai. Ish- kryebashkiaku ka deklaruar gjithashtu se ka në pronësi disa dynymë tokë tek Ura e Bakallit dhe Unaza e Vjetër, që prej 70 vjetësh. Kishte 1.2 dynymë ullishtë, por që i kishte shitur në vitin 1998. Ai nuk ka mohuar se kishte trashëguar nga e ëma gjashtë mijë metra katrorë tokë në dalje të Elbasanit, tek vendi i quajtur "Serat e Luleve". Duke u shprehur me ironi ai ka quajtur "pronë" edhe pagën 200 dollarëshe në projektin "Danida", kur ishte pedagog, si dhe pagesat në formë honoraresh,
Distancimi
Mbledhje nëpër
shkolla për të
dënuar Pangon
Skandali seksual i ministrit Ylli Pango ka tronditur thellë çdo qelizë të shoqërisë shqiptare. Përveçse ka qenë lajmi i parë në çdo gazetë, televizion e radio dhe është bërë objekti kryesor i bisedave të ditës, skandali ka vënë në lëvizje edhe stafet e disa shkollave në kryeqytet. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit dhe ata të Drejtorisë Arsimore të Tiranës thanë se nuk ka pasur asnjë udhëzim për të bërë ndonjë analizë të këtij skandali nga stafet pedagogjike, por se me iniciativën e tyre disa institucione e kanë bërë këtë gjë. Kështu, konfirmohet se në një shkollë të mesme të Tiranës është organizuar një mbledhje e stafit pedagogjik dhe administratës së shkollës dhe konviktit. Gjatë kësaj mbledhjeje është dalë me një deklaratë për distancimin nga veprimi i profesorit Pango, ndërkohë që janë porositur mësuesit dhe kujdestarët për të qenë të kujdesshëm në marrëdhënie me nxënësit dhe të gatshëm për të denoncuar çdo lloj abuzimi me ta.