"Pavijoni i kulturës rome" në MHK
Përmes veshjeve shumëngjyrëshe, muzikës karakteristike me instrumentet tradicionale me ngjyrime orientale, u hap sot në Muzeun Historik Kombëtar "Pavijoni i kulturës rome". Ky pavijon, i ngritur në kuadër të integrimit të minoriteteve, do të sjellë për të gjithë vizitorët, për dy javë, një pjesë të kulturës së këtij minoriteti, i cili u vendos në Shqipëri rreth 600 vjet më parë. Të shpërndarë në qytete të ndryshme të vendit tonë, gratë rome punuan dhe qëndisën me duart e tyre veshjet tradicionale të këtij minoriteti. Në përurimin e pavijonit të kulturës rome ishte dje edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ai tha se hapja e këtij pavijoni bën të mundur evidentimin e vlerave të kulturës rome, si një komunitet që ka bashkëshoqëruar historinë e kombit tonë. Në këtë pavijon përcillen fotografi, punime, instrumente muzikore e gjithçka tjetër që sjell jetën, traditat dhe zakonet e këtij komuniteti.