E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agron Duka: Nga listat e PS-së mbeta jashtë prej Vangjush Dakos

dukaIsh-socialisti Agron Duka, tashmë deputet i Partisë Republikane, shprehet se ai nuk u kandidua si deputet në Durrës, për shkak të kundërshtisë nga ana e kreut të bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako.

Arsyeja e vërtetë e këtij moskandidimi ishte kërcënimi i pushtetit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit nga prezenca ime si deputet i Partisë Socialiste në këtë qark, për mua një arsye banale atribut i njerëzve të vegjël. Rama në këto zgjedhje u mbështet dukshëm te kryetarët e bashkive, duke anashkaluar anëtarësinë e partisë, gjë e cila i dha rezultat për momentin, por mbetet për tu parë në të ardhmen nëse do të ketë efekte negative për PS-në apo jo. Gjithsesi, kjo është një zgjedhje e tij, tashmë ne jemi secili në pozicionin që ka zgjedhur, ka thënë Duka për Shqip.

Sipas tij, humbja e thellë e PD-së ndodhi për shkak të krizës së madhe ekonomike, të cilën demokratët nuk e pranuan kurrë se ekzistonte./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›