E Diel, 1 Nëntor 2026

PD zgjedh kryetarin e ri, Berisha: Sot është një ditë historike

bashaPartia Demokratike zgjedh kryetarin e ri ditën e sotme. Rreth 100 mijë anëtarë të saj do të votojnë për njërin prej kandidatëve, Lulzim Basha, ose Sokol Olldashi. Nuk mund të mungonte një koment nga ana e kryetarit në ikje të kësaj partie, Sali Berisha, sipas të cilit, sot është një ditë historike për demokratët.

Të dashur miq, sot ditë vërtet historike për PD! Ne, anëtaret e saj, do zgjedhim për herë të parë në historinë tonë, por dhe të vendit, me një garë të vërtetë me parimin një anëtar një votë, Kryetarin e ri të PD. Rrofte Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj, shprehet Berisha në Facebook./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›