E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: 339 mln lekë më shumë për zgjerimin e skemës së medikamenteve

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, duke bërë me dije se buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë i shtohen 339 mln lekë më shumë në krahasim me buxhetin e një viti më parë ose 2,09 % e PBB-së, u shpreh se këto fonde do të shërbejnë kryesisht në arritjen e objektivave si përmirësim të ofrimit të shërbimit parësor nëpërmjet zgjerimit të skemës së medikamenteve nga 420 në vitin 2011, në 430 në vitin 2012. "Sigurimi i qëndrueshmërisë së mbulesës vaksinale për vaksinat e kalendarit të vaksinimit në masën 95% është një tjetër objektiv në projektbuxhetin 2012 për shëndetësinë”, - theksoi Vasili.

Sipas ministrit Vasili, rritja e kontaktit të mjekut të familjes me pacientin në parësor, si dhe plotësimi i nevojave të spitaleve rajonale me aparatura për imazherinë dhe mbulimi i nevojave të popullatës për shërbimin spitalor janë ndër objektivat kryesore të projektbuxhetit për vitin 2012 për shëndetësinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›