Të majtët mblidhen sëbashku, Rama: Dëshmorët ndihen sot të tradhëtuar
Të majtët janë mbledhur sëbashku në një ceremoni të veçantë ku kanë përkujtuar, 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve.
Në fjalën e tij, kreu i PS-së Edi Rama theksoi se Shqipëria ndihet sot dyfish e tradhtuar pasi sipas tij janë shuar ëndrrat dhe idealet e Luftës Nacional Çlirimtare dhe ëndrrat dhe idealet që nxorën shqiptarët në rrugë për tu ndarë nga regjimi komunist.
“Çdo vizitë në varrezat e dëshmorëve është njëkohësisht edhe një vizitë në varrezat e idealeve të tradhëtura nga ata që e sundojnë sot Shqipërinë, si shëmbëlltyra e një tradhëtie të dyfishtë. Në këtë ditë të rëndësishme çdo qytetar gjendet përpara një zgjedhjeje siç ishte ajo e 92-it për të pozicionuar në rrënimin e mëtëjshëm apo në hapjen e një prespektive të re” tha Rama.
Kreu socialist theksoi më tej se për ta ndihmuar PD-në për t`u rilindur duhet që ajo të dalë në opozitë më 23 qershor.
Të gjithë ëndrrat që frymëzuan luftën dhe lëvizjen e dhjetorit, jo vetëm që nuk janë realizuar, por janë mbytur në batakun që ka hapur mes nesh dhe Europës kjo qeveri. Ato janë aty për të marrë rrugën, pasi populli ti hapë rrugën me 23 qershor duke votuar Aleancën për Shqipërinë Evropiane, për të pasur nesër qeverinë legjitime të popullit shqiptar tha Rama.