Pashkët, Berisha uron besimtarët ortodoks
Kryeministri Sali Berisha uroi sot të gjithë besimtarët ortodoks, por edhe të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pashkëve.
Kryeministri Berisha përcolli mesazhet e tij të urimit nëpërmjet vizitës të bërë në Katedralen e re Ortodokse Rinngjallja e Krishtit ku u takua me kryepeshkopin Janullatos.
Është dita e shenjtë të besimtarëve të krishterë por edhe të besimtarëve të Zotit që admirojnë dhe nderojnë përjetësinë, shpresën , besimin tek e ardhmja. Është një rast i veçantë për mua që ti shpreh hirësisë së tij, kryepeshkopit Janullatus mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për punën e tij të madhe që ka bërë në ringjalljen e kishës ortodokse shiptare por edhe për përkushtimin e tij të madh për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë periudhë në të gjithë aspektet. Është një nderim i madh për etërit e kishës autoqefale që bën që kisha të shndërrohet në tempullin e Zotit dhe të atdhedashurisë së madhe tha Berisha në një prononcim për mediat.