Agron çobani promovon librin "Ju flet Tirana"
"Ju flet Tirana" është libri më i ri i cili ka si autor Agron çobanin. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme në periudha kyce, Agron çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi tronditëse në vite. Në librin e tij Agron çobani ka shkruar edhe për vdekjen e Mehmet Shehut, të cilin ai u shpreh se e kishte ndjerë më parë pregatitjen e goditjes që iu bë, ish kryeministrit të Shqipërisë.
Në institucionin e Radio televizionit shqiptar, ai ka kryer të gjitha zhanret, duke filluar nga gazetar në redaksinë e informacionit, e deri te drejtor i përgjithshëm i RTSH-së. Ai ka lëvruar të gjitha gjinitë e publicistikës radiotelevizive, që nga lajmi kronika, telereportazhi, dokumentari dhe radiodrama.