Agron Çobani, kujtimet e Radio Tiranës
U promovua dje pasdite libri “Ju flet Tirana” i autorit Agron çobani. Publikuar nga shtëpia botuese “Toena”, ky botim sjell në vëmendje kujtime, personazhe e histori nga çobani. Libri është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar.
Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë.
Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve, autori sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi tronditëse në vite. Agron çobani, gazetar, ka lëvruar të gjitha gjinitë e publicistikës radiotelevizive, që nga lajmi e kronika, telereportazhi, dokumentari e radiodrama. Për një periudhë të gjatë kohe ka qenë në radhët e para të gazetarëve shqiptarë. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë në drejtimin e institucionit mediatik, në organizimin dhe zhvillimin e tij në vite, në përgatitjen e gazetarëve të rinj.
#