Tragjedia, QSUT kthehet ne "arene" lufte
Sirena ambulancash dhe policie, ulerima, thirrje pa fund dhe mjeke qe vraponin nga te gjitha anet. Kjo ishte panorama qe te ofronte dje, Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne oren 13:00, rreth 45 minuta pas shperthimit te depove te armatimit ne fshatin Gerdec, te Bashkise se Vores. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Asnjehere ne QSUT nuk ishte pare nje fluks i tille mjekesh, ku pervec atyre qe ishin ate dite ne pune, ishin thirrur me urgjence edhe ata qe ishin ne dite pushimi. Rreth 20 bluza te bardha ishin pozicionuar ne hyrje te spitalit per te pritur fluksin teper te madh te te plagosurve, te cilet, pasi merrnin ndihmen e pare, shperndaheshin ne repartet perkatese per te marre mjekim me te specializuar. Mjeket e repartit te djegieve kane pasur edhe ngarkesen me te madhe, pasi rreth 44 te lenduar jane shtruar ne kete repart per te marre trajtim te specializuar. Nga ora 13 deri ne oren 14:15, sirenat e ambulancave dhe te makinave nuk kane pushuar per asnje sekonde ne QSUT. Ardhja e Kryeministrit Sali Berisha per te vizituar te plagosurit ne repartin e djegieve, duket se qetesoi pak situaten, pasi edhe fluksi i te plagosurve filloi te bjere, duke u lene mundesi mjekeve per frymemarrje.
Situata
Asnje prej te afermve nuk lejohej qe te hynte brenda spitalit per te pare nga afer shendetin e te afermve te tyre. Forca te shumta policie kishin bllokuar hyrjen e repartit te djegieve per te mbajtur te hapur rrugen ne menyre qe te leviznin sa me shpejt ambulancat, si dhe per te mbajtur larg familjaret e te plagosurve. Por kjo distance e krijuar mes paleve, filloi te irritoje familjaret, te cilet duke qare dhe bertitur kerkonin me cdo kusht te hynin brenda repartit. Njeri prej tyre, nje 45-vjecar, i cili kerkonte 4 persona te familjes se tij, nuk u permbajt dot dhe shpertheu ne lot. Pikerisht kjo skene tronditese, beri qe familjaret e tij te shperthenin ne te shara. Per pak sekonda hyrja ne repartin e djegieve u kthye ne nje arene perleshjeje mes familjareve te te plagosurve dhe policeve private, qe perpiqeshin te kontrollonin situaten. Megjithese situata u qetesua disi, familjaret qe ulerinin vazhdonin te mos takonin dot familjaret e tyre. Por, fatmiresisht, ardhja e zv/ministrit te Shendetesise, Arben Ivanaj, ishte ndihma e vetme per keta njerez, per t'u siguruar per shendetin e te afermve te tyre. Duke pare situaten e renduar, Ivanaj i shoqeroi vete brenda repartit keta njerez, te cilet arriten me ne fund te qetesoheshin. Nga ana tjeter, ne keto momente, dy djem te rinj, as 18 vjec, rrotulloheshin para shiritit te vendosur nga policia per te mos lejuar afrimin e njerezve prane repartit te djegieve. Me floke te shpupuritur dhe fytyre te nxire, gati te shperfytyruar vetem flisnin me ze te mekur, pa dhene asnje sqarim vazhdonin t'i binin pa pushim nje numri telefoni, nga i cili nuk merrnin pergjigje. Te dy kerkonin vetem liste emrash te njerezve te shtruar. Ishin djemte e nje familje te fshatit Gerdec, te cilit kishin mundur t'i largoheshin, por nuk dinin asgje se cfare i kishte ndodhur pjeses tjeter te familjes. Pa mundur te marrin asnje informacion, largohen duke u perplasur me njeri-tjetrin, duke u drejtuar drejt urgjences se QSUT-se, me shprese se atje mund te gjenin ndonjerin prej tyre. Pavaresisht tragjedise, bashkeshortja e Qamil Memes, njerit prej te plagosurve qe punonin ne tunel, e ka quajtur diten e sotme si me te lumturen e jetes se saj. E ardhur me te afermit e tjere ne spital, ne gjendje shume te renduar psikologjike, pasi mendonte me te keqen per bashkeshortin, ajo eshte informuar nga mjeket se Qamili ishte shume mire, dhe ishte pikerisht ai qe ishte vizituar nga Kryeministri ne spital. Megjithate, asnje prej ketyre fjaleve nuk mundi ta qetesonte ate derisa e vizitoi vete bashkeshortin, dhe pasi u sigurua nuk reshtte se falenderuari Zotin, per jeten e gjate qe i kishte falur bashkeshortit.