E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimet e depove, 23 te vdekur, dhjetera te plagosur

Tragjedia e ndodhur diten e djeshme ne repartin e Gerdecit, afer Vores, ka ndodhur edhe gjate vitit 1997 ne depot e Qafe Shtames, Burrel, ku humben jeten 22 persona, mes te cileve femije. Ngjarja ka ndodhur ne nentor te vitit 1997 ne zonen veriore, ndersa banoret dyshohet se kerkonin te merrnin gezhojat e predhave per skrap. Por, edhe 6 vite me pare, ka shperthyer nje depo armesh ne fshatin Dhemblan, te Tepelenes, gjate momentit te asgjesimit. Ngjarja ka ndodhur me 5 maj te vitit 2002, ku ka shperthyer nje depo, e cila permbante mijera tone municione dhe predha antitank. Ky aksident eshte kthyer ne fatalitet per jeten e nje ushtaraku, 4 u plagosen, nderkohe qe demet ishin shume te medha dhe predhat e leshuara nga shperthimi i depos kane rene deri 5 kilometra larg vendngjarjes dhe kane goditur shtepi ne fshatrat perreth. Pese ushtarake te forcave xheniere, me qender ne Berat, kishin mberritur ne fshatin Dhemblan, per te bere caktivizimin e municioneve qe ndodheshin fare prane tij.
Vetem fati i ka shpetuar nga tragjedia 50 mije banore te zones se Beratit ne muajin prill te vitit 1997, kur trazirat e vitit te mbrapshte kishin arritur kulmin. Megjithese ne depot ushtarake ishin caktuar roje private me pagese e me rroge te mire, pakujdesia dhe lakmia per te shitur gjylet e predhave per skrap per pak sa nuk ka kushtuar jeten e mijera personave. Te parat qe u shperthyen me detonatore ishin tre depot e predhave ne nje prej reparteve me te medha ushtarake ne vend, atij te Gjerovenit, komuna Velabisht. Mijera predha antitank hodhen ne ere gjysmen e repartit dhe shkaktuan deme te shumta materiale e disa te lenduar. Por vetem disa jave me pas do te hidheshin ne ere edhe dy depo te tjera ne repartin e Palikeshtit, qe gjendet nen varesi te Mbreshtanit, zona ku gjenden edhe tunelet me te medha me municione e armatim te rende. Nje tjeter tragjedi ka ndodhur edhe ne depot e Qafe Shtames dhjete vjet me pare, ku pati viktima edhe femije, ndersa banoret kerkonin te cmontonin predhat, me qellim shitjen per skrap te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›