"Shperthimi u degjua nga depoja e dinamitit"
Qemal Mema eshte nje nga te mbijetuarit e tragjedise se ndodhur pas shperthimit te tuneleve ne repartin ushtarak te Gerdecit. Pak minuta pasi eshte vizituar nga Kryeministri Sali Berisha, 40-vjecari, i punesuar nga firma kontraktore per asgjesimin, rrefen minutat e tmerrit te perjetuar ne repart. Ai eshte plagosur rende nga sende te forta fluturuese, ndersa ka qene vetem 100 metra afer tunelit qe shpertheu. Qemali tregon se se bashku me koleget kane degjuar shperthimin e pare dhe i plagosur ka vrapuar per te shpetuar, megjithese i gjakosur. Bashke me te kane mundur te arratisen me shpejtesi te pakten 15 punetore te tjere, qe ai i ka pare, ndersa per koleget e tjere nuk di asgje rreth fatit te tyre. I pyetur nga Kryeministri, 40-vjecari ka shpjeguar se si ndodhi ngjarja dhe si u plagos nga shperthimi.
Ku gjendeshit ne momentin e shperthimit?
Isha ne nje prej depove i punesuar per asgjesimin e armatimeve. Isha punesuar si punetor i thjeshte dhe dje ishim ne pune.
Sa vete keni qene ne sherbim?
Te pakten 21 grupe me nga 3 persona, sepse ishim te ndare ne depo te ndryshme. Une gjendesha larg, kur u degjua shperthimi ne depon e dinamitit, ku dhe punohej per cmontimin.
Si arritet te shpetonit?
Menjehere sapo ndodhi shperthimi, mbeta i plagosur nga nje send i forte ne koke. U shokova, por menjehere dola me shpejtesi drejt rruges se fshatit.
A kishte te tjere persona me ju?
Pashe gra, femije e kolege qe vraponin per te dale me shpejtesi qe te mos vriteshim. Nuk e di se cka ndodhur me pas, por shperthimi u degjua nga depua e dinamitit. Nuk di me teper per pasojat.