E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lirimin e shpetoi nje kanal me uje"

Lirim Palushi ka shkuar per te punuar, ashtu sikurse cdo dite, por shperthimi i depos me municion e ka detyruar ate qe te vrapoje dhe te futet ne nje kanal me uje, nderkohe qe shpina i kishte marre flake. I vetmi shpetim per te ka qene nje kanal me uje dhe lluce, ku eshte futur per te shuar flaket e kurrizit. Ne kete gjendje u ka shkuar prinderve ne shtepi dhe ka kerkuar ndihme, nderkohe qe babai i vet ka qene ai qe e ka shoqeruar per ne spital. "Kur pame shperthimin, u nisem per te shpetuar djalin, por ai erdhi ne shtepi me kurrizin e djegur, ishte futur ne nje kanale me uje dhe lluce", pohon Faik Palushi, banor i zones. Nderkohe qe nuk mund te jape asnje informacion per shoket e djalit te tij, nese ata mund te kene shpetuar ashtu si edhe djali i tij. "Nuk dime nese ka te vdekur apo te plagosur te tjere, pasi nuk kemi pare asnje gje. Por dime qe aty punojne 500 persona dhe nuk e dime se si eshte gjendja e tyre", pohon Faiku. E ndersa interesohet per djalin e tij, Lirim Palushi, mjeket i sigurojne se eshte ne gjendje te mire shendetesore pavaresisht djegieve qe ka marre. "Mjeket me thane qe djali eshte mire dhe do te sherohet, edhe une kete kerkoj, pasi do te ishte nje tragjedi e madhe per familjen time", thote me lot ne sy babai i Lirimit. Sipas tij, gjendja shendetesore e mjaft prej personave qe jane shtruar ne repartin e djegie-plastikes ka qene ne gjendje te rende, per shkak te plageve te renda qe kane marre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›