E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku Ilir Doci: Vetem dy paciente jane rende

Vetem dy prej pacienteve te paraqitur ne repartin e Djegie-Plastikes jane paraqitur ne gjendje te rende, nderkohe qe asnje pre tyre nuk u jane nenshtruar operacioneve. Nga ana tjeter, 13 salla te operacionit ne QSUT kane qene ne gjendje gatishmerie per te perballuar numrin e madh te pacienteve. Sipas shefit te sektorit te kirurgjise, Ilir Doci, vetem dy prej pacienteve ndodhen ne gjendje te rende. "Keta dy paciente, nese do te jene ne gjendje te rende dhe mund te perballojne transportin, atehere do t'i nisim jashte vendit per t'u kuruar. Kete mbeshtetje e morem edhe nga Kryeministri i vendit, i cili vuri ne dispozicionin tone cdo gje", ka thene Doci. Sipas tij, te vetmet operacione qe jane kryer jane ato te pavijoni i ORL-se per pacientet, te cilet kane pasur probleme me syte dhe nofullat. Nderkohe qe nje numer i madh pacientesh ka pasur probleme me degjimin, ku kane kerkuar ndihmen e mjekeve per mjekim. Sipas ketyre pacienteve, shperthimi ka qene shume i fuqishem dhe u ka krijuar probleme ne degjim. "Operacione nuk jane kryer te djegie-plastika pervecse te dy rasteve maksilofaciale, te cilet kane pasur demtime te syte, nofullat. Ndersa deri tani ne oren 14:30 rezultojne se jane 13 paciente te shtruar te djegie-plastika, 15 te kirurgjia dhe 7 paciente te tjere te spitali francez", ka nenvizuar shefi i sektorit te kirurgjise.
Drejtoria e QSUT
Drejtues te QSUT-se kane garantuar per sherbime dhe dhenie te ndihmes se shpejte per te gjithe pacientet qe paraqiten ne kete qender. Nendrejtori i spitalit terciar, Bajram Bega, ka pohuar se e gjithe QSUT eshte ne gjendje gatishmerie, duke sjelle te gjithe mjeket ne pune, per t'u ardhur ne ndihme pacienteve. Ai ka garantuar se cdo rast do te perballohet nga mjeket dhe i gjithe personeli shendetesor, por edhe ai i administrates do te jete ne "gjendje te jashtezakonshme" per keto raste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›