E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani i blinduar ne Tirane

Milani nen masa te rrepta sigurie ne Tirane. Kuqezinjte e Ancelotti-t do kene nga pas pergjate 12 oreve te qendrimit ne Tirane nje pjese te madhe te uniformave blu.

Milani nen masa te rrepta sigurie ne Tirane. Kuqezinjte e Ancelotti-t do kene nga pas pergjate 12 oreve te qendrimit ne Tirane nje pjese te madhe te uniformave blu. Kerkesa eshte bere nga klubi 17 here kampion Italie qe kerkon te shetise i qete dhe i sigurt neper kryeqytet.

“Policia ka kontrolluar me imtesi cdo ambient te brendshem, duke nisur nga dhomat e zhveshjes, te stadiumit kombetar dhe rreth tij. Per ne do te ishte skandaloz edhe nje incident sado i vogel ne Shqiperi, qofte edhe nga nje veprim pasionant i tejkaluar i ndonje ultrasi te Milanit”, deklaron Policia e Shtetit.

Per kete takim, kompania “Taci Oil” investuar rreth 2 milione euro, nje nga shumat me te medha te derdhura per te sjelle ne Shqiperi kampione te medhenj te klasit boteror si Shevcenko, Ronaldinjo e shume te tjere.

“28 gazetare italiane do te pasqyrojne minute pas minute gjithe qendrimin e Milanit ne Tirane. Jane nga emrat me te medhenj te Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport, Tuttocalcio, La Republica, Corriere della sera, Controcampo, Guerino Sportivo, pa harruar gazetaret e televizioneve shteterore apo te grupit mediatik te Berluskonit, Mediaset e Milan Channel, thekson zyra e komunikimit te “Taci Oil”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›