E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero beson në mbrojtjen e titullit

Sulmuesi Sergio Aguero beson se Manchester City do të mbrojë titullin e kampionit në Premierligë, pavarësisht dëshpërimit me eliminimin nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Jam i sigurt se do ta mbrojmë titullin”, deklaroi Aguero për Sky Sports News.

“Është e vërtetë se Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe ekipet tjera janë përforcuar për dallim nga stinori i kaluar. Por, ne jemi kampion dhe kur të përballem me ne, e dinë se çka i pret. Nuk do të jetë lehtë për ata sepse jemi zhvilluar si skuadër dhe duam të përmirësohemi vazhdimisht”, u shpreh ylli argjentinas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›