Aguero ndal Çelsin, Porto merr tri pikë në Qipro
Serxho Aguero dhe Didier Drogba ishin protagonistët e mbrëmjes së djeshme në “Visente Kalderon”, me nga dy gola të shënuar. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në të dytën u shënuan plot katër gola.
Sulmuesi argjentinas Serxho Aguero kaloi vendasit në avantazh në minutën e 66-të, por në të 82-tën është Drogba ai që vendos barazpeshën. Gjashtë minuta më pas, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë realizon golin e dytë, duke u dhënë epërsinë e përkohshme londinezëve.
Kur gjithçka po shkonte drejt përfundimit me fitoren e skuadrës së Ançelotit, rishfaqet përsëri Aguero, që në minutën e fundit, shmang humbjen për ekipin spanjoll. Megjithatë, pika e marrë mbrëmë nuk e nxjerr nga kriza Atletikon, pasi ekipi bardhekuq ka grumbulluar vetëm dy pikë në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër të grupit D, Portos i ka mjaftuar vetëm një gol i Falkaos gjashtë minuta para fundit, për t’u ngjitur në kuotën e nëntë pikëve, një më pak se Çelsi kryesues. Takimi i datës 25 nëntor në “Dragao” do të vendosë gjithçka për skuadrën që do të renditet në vendin e parë, por edhe për atë që do të luajë në Ligën e Europës.
Atletiko Madrid 2 – 2 Çelsi (Aguero 66’, 90’ / Drogba 82’, 88’)
Atletiko Madrid 4-4-2: Asenjo; Perea, Pablo, Huanito, A.Lopez; Rejes (M.Rodrigez 71’), Asunsao, Simao (Hurado 83’); Santana, Pongole (Aguero 53’), Forlan. Trajner: K. S. Flores
Çelsi 4-4-2: Çeh; Beleti, Aleks, Terri, E.Kol; Esien (balak 58’), Maluda, Lampard, Xh.Kol (Deko 69’); Drogba, Kalu (Anelka 69’). Trajner: K. Ançeloti
Gjyqtar: B. Kuipers (Hollandë)
Kartonë të verdhë: Asunsao, Rejes / Terri, Esien