Mourinjo optimist: Do fitojmë në Kiev!
Megjithatë, portugezi e ka përcaktuar si gjysmë vendimtare përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Ukrainasve. “Nuk është plotësisht vendimtare, sepse asnjë nga skuadrat e grupit nuk do të kualifikohet sot. Megjithatë, është një ndeshje shumë e rëndësishme”, shpjegoi trajneri zikaltër.
Mourinjo ka besim se ekipi që ai drejton do të zhvillojë një ndeshje të mirë dhe do të dalë me fitore nga stadiumi “Lobanovski”. Por problemet nuk mungojnë për “Të veçantin”, pasi Shnajder, Mota, Muntari, Kivu dhe Baloteli nuk janë në formë optimale.
Numri një i stolit zikaltër ka folur edhe për rrezikun nga virusi A/H1N1. “Interi nuk më paguan për t’u shqetësuar, por për t’i harruar këto probleme dhe për t’u përqendruar te ndeshja. Nuk më intereson nëse politikanët ukrainas vendosin ta hapin apo ta mbyllin stadiumin”, përfundoi Hoze Mourinjo.
Ja si mund të luajnë skuadrat sot:
Dinamo Kiev 4-4-2: Bogush; Eremenko, Kaceridi, L.Almeida, Magrao; Ninkoviç, Vukojeviç, Mikalik, Jarmolenko; Shevçenko, Milevski. Trajner: V. Gazaev
Inter 4-4-2: H.Sezar; Maikon, Lusio, Samuel, Kivu; Kambiaso, Zaneti, Muntari, Stankoviç; Eto, Milito. Trajner: H. Mourinjo
Gjyqtar: B. Lajek (Francë)