E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: “Faleminderit, ishte një mbrëmje e paharruar!”

“Ishte një mbrëmje emocionuese. U përpoqa të lija mënjanë emocionet dhe të përqendrohesha tek ndeshja”, u shpreh Kaka menjëherë pas përfundimit të përblljes së djeshme me skuadrën ku kaloi gjashtë vite të karrierës së tij.

Më tej ai shtoi se e priste një pritje të bukur nga tifozët dhe në fakt, kështu ndodhi. “Ishte një pritje e ngrohtë. Këtu kam kaluar momente të paharruara”, nënvizoi mesfushori brazilian i Realit të Madridit.

Pastaj ai lëshon fjalë të mira për shokët e tij në kombëtaren e Karlos Dungës, Ronaldinjon dhe Paton: “Pato po rritet gjithnjë e më shumë, kurse Ronaldinjo po e rigjen veten dhe do të vijë momenti që do të japë më të mirën”.

Po, si iu duk Kakasë Milani? “Grupi i lojtarëve është shumë i fortë, por u duhet të luajnë shumë ndeshje dhe nuk po gjejnë dot vazhdimësi. Megjithatë, në Ligën e Kampionëve ata janë gjithnjë të rrezikshëm”, theksoi “Topi i Artë 2007”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›