E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve, emocionet vazhdojnë edhe sot

Në Lion, Liverpuli do të luajë shanset e fundit për të shpresuar në kalimin e grupit. Aktualisht, skuadra e Rafa Benitezit ndodhet në kuotën e tre pikëve, pas Lionit kryesues me nëntë dhe Fiorentinës me gjashtë pikë.

Trajneri spanjoll duhet të bëjë me mungesat e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, midis të cilëve edhe kapiteni Stiven Zherrard, që nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit.

Ndërkohë, Fiorentina ka një mundësi të mirë për të avancuar më tej, pasi do të presë në “Artemio Franki” modestët e Debreçenit. Skuadra e Prandelit duhet  të marrë patjetër tri pikët, për të shpresuar edhe në një lajm të mirë nga Franca.

Gjithçka e hapur në grupin F. Barcelona, Dinamo e Kievit dhe Rubin Kazani janë në kuotë të barabartë pikësh (katër), kurse Interi ka një më pak. Sot në mbrëmje zikaltrit do të luajnë në një përballje delikate në Kiev ndaj Dinamos, ndërkohë që Barcelona udhëton drejt Rusisë, për t’u ndeshur me Rubin Kazanin.

Sevilja – Shtutgart dhe Unirea Urziceni – Gllasgou Rejnxhërs janë dy takimet që do të luhen në kuadër të grupit G. Kurse në grupin e fundit, Arsenali pret në “Emirates” AZ Alkmarin, ndërkohë që Olimpiakosi i vendit të dytë do të luajë në fushën e Standard Liezhit.

Ndeshjet që do të luhen sot:

Grupi E
Fiorentina – Debreçeni
Olimpik Lion – Liverpul

Grupi F
Rubin Kazan – Barcelona (ora 18:30)
Dinamo Kiev – Inter

Grupi G
Sevilja – Shtutgart
Unirea Urziceni – Gllasgou Rejnxhërs

Grupi H
Arsenal – AZ Alkmar
Standard Liezh - Olimpiakos

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›