E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero vazhdon me Atleticon

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 18:03

Atletico Madrid, përmes uebfaqes së vet zyrtare, ka njoftuar se futbollisti argjentinas, Sergio Aguero e ka vazhduar kontratën me klubin Colchoneros deri më 30 qershor të vitit 2014. ‘El Kun’ kështu e ka rinovuar kontratën për dy vjet me klubin spanjoll.

Përfaqësuesi argjentinas ishte objektiv i disa skuadrave të mëdha evropiane, mbi të gjitha i Chelseas. Klauzola e shkëputjes së kontratës së 22-vjeçarit vlerësohet rreth 45 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›