E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, optimiste për Alvesin

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 21:47

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, është optimist se Daniel Alves do të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

Marrëveshja aktuale e Alvesit me gjigantin katalan skadon më 2012, ndërsa së fundi spekulohej se klubi mund të jetë i hapur për të vlerësuar ofertat.

Po ashtu, Barcelona thuhej se është duke përcjellë mbrojtësin e djathtë të Ajaxit, Gregory van der Wiel si zëvendësues të Alvesit.

Mirëpo, javën e kaluar menaxheri i yllit brazilian mohoi mundësinë e largimit të klientit të tij, ndërsa edhe Zubizarreta ka pranuar se pengesat do të tejkalohen. Ai insistoi se Alves është i lumtur në klub dhe se së shpejti pritet të arrihet një marrëveshje.

“Bisedimet do të jenë të ngadalshme. Nuk varet vetëm nga paratë. Por, besoj se gjithçka do të përmbyllet me sukses”, tha Zubizarreta për Hat Trick Barca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›