Shkëmbehen Nagatomo-Santon

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 21:46
Inter ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të majtë japonez Yuto Nagatomo në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A.
Nagatomo 24 vjeç erdhi në Inter nga Cesena, ndërsa mbrojtësi i ri i Nerazurrëve, Davide Santon shkoi në drejtim të kundërt, po ashtu në huazim.
Ylli japonez së fundi me Kombëtaren e tij fitoi Kupën e Azisë në Katar, ndërsa shkëlqeu edhe gjatë Kampionatit botëror 2010 në Afrikën e Jugut. “Kampioni i Azisë vjen nga Cesena që ka marrë Davide Santonin”, thuhej në komunikatën e Interit.