E Shtunë, 31 Tetor 2026

Charisteas nënshkruan për Schalke 04

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 21:30

Klubi nga Bundesliga, Schalke 04 ka transferuar sulmuesin grek Angelos Charisteas deri në fund të sezonit.

30 vjeçari ka stërvitur me Schalken nga e mërkura dhe ka qenë pa klub prej kur skuadra franceze Arles e shkëputi kontratën e tij në nëntor.

Pavarësisht kualifikimit për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, Schalke gjendet në pozitën e 11-të në ligë. Charisteas ishte pjesë e Kombëtares greke që fitoi Euro 2004 dhe ka bërë 85 paraqitje për shtetin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›