Carroll në Liverpool, Torres në Chelsea

Liverpool ka konfirmuar se Newcastle ka pranuar një ofertë rekorde për sulmuesin Andy Carroll, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. Njoftimi përfaqësoi lëvizjen e cila solli lëvizjet më të mëdha gjatë janarit në futbollin britanik.
Liverpool kishte dështuar në dy ofertat e tyre të para prej rreth 30 milionë funte, por Carroll paraqiti kërkesë për transferim dhe Newcastle ishte e detyruar ta pranoj atë.
“Liverpool konfirmon se Newcastle United ka pranuar një ofertë rekorde për transferimin e Andy Carrollit”, thuhej në komunikatën e klubit nga Anfield Road. Por, ardhja e Carrollit në Liverpool u përcoll me transferimin e yllit Fernando Torres në Chelsea.
Sipas medieve angleze, ish-sulmuesi i Atletico Madridit kaloi në Stamford Bridge për rekord të futbollit anglez rreth 50 milionë funte.