Zanetti forcon Brescian

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 21:48
Cristiano Zanetti u largua nga Fiorentina dhe iu bashkua skuadrës tjetër nga Serie A, Brescia në kontratë dyvjeçare.
Mesfushori 33 vjeç spekulohej me largim nga Firenca prej hapjes së afatit kalimtar të janarit, por që kjo të ndodhë u desh të pritej dita e fundit.
Ai do të mundohet t’i ndihmojë Brescias të shpëtojë statusin në Serie A, pasi aktualisht gjenden në pozitën e 19-të. Zanetti iu bashkua Brescias vetëm një ditë pasi klubi shkarkoi trajnerin Mario Beretta dhe e zëvendësoi atë me Bepe Iachinin.