E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toyota lë F1, shkak bëhet kriza globale

Është mbyllur prej pak më shumë se katër ditësh kampionati botëror i Formula 1 dhe Toyota, shtëpia automobilistike japoneze, e njëkohësisht edhe sponsori kryesor i klubit të Fiorentinës, ka njoftuar dje tërheqjen e saj nga aktivitetet ndërkombëtare sportive ku ka marrë pjesë. Presidenti Akio Toyoda ka shpjeguar në një konferencë për shtyp motivet e këtij vendimi të papritur: "Burimet në dispozicionin tonë janë të pamjaftueshme për të siguruar qëndrueshmërinë e një skuadre kompetitive, kriza që po kalon sektori i makinave na imponon një vendim të tillë, që të kujdesemi për ta mbajtur nën kontroll situatën financiare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›