E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agustin Kola: “ Donatorët po e shkatërrojnë Tiranën”

Sokol Paja
Ish-lojtari dhe trajneri I Tiranës Agostin Kola në një intervistë ekskluzive për gazetën Agon ka deklaruar se krizën e ekipt të Tiranës po shkatojnë donatorët e saj. Donatorët janë ata që llastojnë futbollistët dhen që po e zhysin ekipin në një krizë të paimagjinueshme. Ai e shikon si shumë të domosdoshme që të bashkohen donatorët në një mendje dhe lojatër të trajntohen të barabartë dhe vetëm kështu mund të dalë nga kriza Tirana. Edhe pse ndollet në krizë totale shnaset ekzistojnë që Tirana të arrijë titullin ka thënë Kola. "Donatorët nuk e kanë mendjen te Tirana por te lekët që fitojnë" e ka filluar intervistën e tij Agostin Kola. Z.Agustin Kola si mendoni pse Tirana është në krizë? Kush janë shkatarët e kësaj krize? Shkaktarët e krizës që po kalon ekipi I Tiranës, janë donatorët e saj të cilët për hir të së vërtetës nuk kanë menduar dhe nuk kanë dhënë maksimumin për ekipin e Tiranës që është zhytur në një krizë të pashmangshme. Kriza është e shkatuar vetëm nga donatorët të cilët asnjëherë nuk kanë qënë të bashkaur dhe të një mendimi për një problem në ekip. Ata nuk janë një trup I vetëm dhe asnjëherë nuk kanë të njëjtyin mendim dhe përkushtim për ekipin. Si mund të dalë Tirana nga kriza në të cilën ndodhet? Kriza bëhet e kapërcyeshme kur donatorët të jenë të bashkuar dhe të kenë një mendim unik për problemet që shqetësojnë ekipin. Kur të arrihet bashkimi në një mendje të vetme mes donatorëve vetëm atëherë Tirana mund të dalë nga kriza. Problem tjetër janë edhe lojtarët të cilët tek ekipi kombëtar japoin maksimumin e mundshmë dhe kur vijnë në ekip nuk japin aqsa duhet. Ekipi të jep kombëtaren, dhe duhet të luash mirë në ekip që pastaj të jesh I gatshëm edhe për në kombëtare. Nëse lojatri nuk luan me ekipin, nuk jep maksimumin aty ku paguhet dhe ka një kontratë, atëherë unë do të isha që ky futbollist të moslejohej që të luajë në kombëtare. Ky është një ligj që në tërë botë që funksionon kështu, dhe vetëm kështu mund të ketë një zgjidhje të krizës, pra në dorë e kanë donatorët dhe futbollistët ta shpëtojnë Tiranën. Po të riktheheshit ju si trajner I Tiranës do ta kalonit krizën që ka ekipi në këtë periudhë? Un nuk mund të jap garanci të plotë për ktëë sepse tek Tirana drejtojnë donatorët dhe jo trajneri, sic thonë ata bëhet, prandaj nëse do të ishin të bashkuar donatorët them se kriza rregullohet dhe nuk paraqitet aq e pakërcyeshme. Donatorët kanë llastuar futbollistët dhe nuk mund të e3cët përpara, në futboll duhet të përpiqen të gjithë, futbolli është sport kolektiv dhe jo individual. Nuk punohet me një ekip që donatorët bëjnë sic thonë lojtarët, trajneri është figurë e dobët dhe nuk aspak të drejta dhe pushtet, gjithca e bëjnë lojtarët e donatorët. Ka akoma shanse që Tirana të fitojë titullin e sivjetshëm? Kur mendon që nuk kanë kaluar vetëm 5 për qind e ndeshjeve të kampionatit, titulli nuk duket një gjë që nuk mund të arrihet, por unë flas për një Tiranë që të kalojë dy ture në Champions Ligë dhe jo një Tiranë për kampionatin shqiptar, pasi nga mbështetja ekonomike që ka përsëri ka për të qënë ekipi më I fortë. Donatorëve nuk u dhimbset shumë Tirana, jo dhe këtë e them I bindur pasi ato marrin ndihma kolosale nga bashkia për Ndërtim pallatesh, dhe nga 5 milion euro që fitojnë të investosh 200 mijë është turp dhe e pandershme të dalësh e të thuash që unë po I jap bukën e fëmijëve për ekipin Tirana. Nuk u dhimbset Tirana donatorëve, por ata shiokjnë interesat e tyre dhe bëjnë pastaj sit ë përkushtuar aq shumë për Tiranën. I drejtë shkarkimi I Starovës dhe si e mendoni ardhjen e Hafizi tek Tirana? Unë mendoj se gabimi që bëri Starova ishte tek merkatoja që zhvilloi. Largimi I lojtarëve si Sinani, golashënuesi më I mirë I kampionatit, Pisha e Abraham lojatrë të pazëvëndësueshëm, po ashtu edhe Pema që ishte shumë deciziv. U gabua në merkato, Tirana nuk duhej të lëshontë ata lojtarë të cilët nuk po arrihen të zëvëndësohen. Edhe Hafizi nuk ka për të bërë ndonjë gjë të mirë tek Tirana sepse ka një mal me probleme që e pengojnë. Lëvizjet e trajnerëve dhe lojatërve nuk I shërbejnë fare ekipit. Vijë futbollistë, ikin. Vihen trajnerë dhe shkarkohen, këto janë shkaqet që ekipi I Tiranës nuk ka një stabilitet dhe që është në krizë totale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›