E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jareci i “zi” trumbullon Partizanin. Janku te Tirana-Vllaznia

Ndërkomëbtari Sokol Jareci, gjyqtari që ndodhet në "listën e zezë" të Partizanit, do të gjykojë ndeshjen kryesore të Javës së 6-të të Kategorisë Superiore, Flamurtari-Partizani.
Vlonjatët, që ndodhen në vend të pestë pas fitores së bujshme në Tiranë, kanë humbur ndeshjen e fundit në shtëpi me Elbasanin (0-1). Partizani, që synon nga ana e tij barazimin e rekordit të sezonit 1992-1993 me gjashtë fitore rresht, kërkon të përsërisë sezonin e kaluar kur fitoi edhe të vetmen përballje me Flamurtarin (0-2).
Ndeshje tjetër të rëndësishme Besa-Elbasani do ta gjykojë Aranit Lulaj, ndërsa ajo midis Skënderbeut dhe Dinamos, i është besuar modesti Sino. Sfida intriguese Tirana-Vllaznia do të gjykohet nga ndërkombëtari Albano Janku.
Dy ndeshjet e ditës së neserme, Kastrioti-Besëlidhja dhe Teuta-Shkumbini do të gjykohen respektivisht nga Jemini dhe Lapi.

Kategoria Superiore
Java 6
5 tetor
Kastrioti-Besëlidhja (Jemini, ora 15:00
Teuta-Shkumbini (Lapi)ora 15:00
6 tetor
Flamurtari-Partizani (Jareci), ora 15:00
Tirana-Vllaznia (Janku), ora 17:00
Skëndërbeu-Dinamo (Sino),ora 15:00
Besa-Elbasani (Lulaj), ora 15:00

Lojtaret e pezulluar per javen e 6-te Kategoria Superiore
* Tirana – Devis Mukaj (2 v 1k)
* Vllaznia – Franc Ahi (3v)
* Flamurtari – Liridon Leci (1v 1k)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›