Hemilton në hetim, mund ti hiqen 10 pike

Federata Ndërkomëbatare e Automobilizmit ka vënë nën hetim Luis Hemiltonin për sjelljen e tij gjatë garës për Cmimin e Madh të Japonisë, ndërkohë që në pistë ishte makina e sigurisë, e ndohur ndryshe, "Safety car". Sipas akuzave të shpëthyera në media, piloti britanik i Melklarenit, lideri aktual i Botërorit, me frenimet e tij të njëpasnjëshme kishte ndikuar në incidentin midis pilotëve Mark Veber (Red Bull) dhe Sebastian Vetel (Toro Roso). FIA konfirmoi faktin se piloti i Meklarenit është në investigim e sipër dhe se po studion një provë të re. Kjo e fundit është një video e marrë nga siti i njohur "You Tube". Hemilton është pyetur nga gjykatësit së bashku me menaxherin e ekipit, Dejv Rajan. Vendimi i FIA-s pritet të merret sot, dhe si hipotezë e mundshme është heqja e dhjetë pikëve të fituara nga britaniku në cirkuitin e Fuxhit. Mark Veber gjatë një konference për shtyp kritikoi sjelljen e Hemiltonit gjatë garës.