E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Milan-Juventus është derbi i Italisë

Milano - Adriano Galiani shpreh edhe një herë mendimin e palëkundur se derbi i Italisë është ai mes Milanit dhe Juventusit. Administratori i deleguar i Milanit ndez në këtë mënyrë edhe një herë me interistët. Deklarata e numrit dy të skuadrës më me shumë trofe ndërkombëtarë vjen në prag të përballjes me Juventusin ditën e diele.

“Përballja mes Milanit dhe Juventusit është derbi i vërtetë i Italisë. Nuk dua të flas shumë, por i lexova deklaratat e Lapo Elkanit, dhe pajtohem me të. Juventinët kanë më shumë trofe në Itali, ndërsa ne kemi më shumë trofe në Evropë, dhe për këtë mendoj se ndeshja meriton të jetë ‘derbi i Italis뒔, deklaron Adriano Galiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›