E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet: Cmimi real i naftës, 105 lekë per liter

Shqiptarët duhet të paguajnë një cmim nafte që nuk shkon më tepër se 110 lekë për litër.

Duke iu referuar deklaratave doganore në fillim të muajit nëntor, përfshi taksat dhe normat e fitimit, rezulton se nënproduktet e naftës, më kryesoret, diezel, eurodiezel dhe benzina nuk duhet të shiten më shumë se mesatarja prej 110 lekë për litër, në një kohë që në treg vlera arrin në 128 lekë për litër.

Prej afro një jave, nafta D1 (eurodiezeli), më e përdorura në treg është zhdoganuar në doganë me një cmim që shkon në rreth 507 dollarë për ton. Duke bërë të gjitha llogaritjet, me futjen e të gjitha taksave del se cmimi me shumicë i këtij karburanti është 107 lekë për litër, ndërsa me pakicë në rreth 114 lekë për litër.

E njëjta përllogaritje bëhet edhe për naftën D1, (diezel), duke qenë se ka densitet të njëjtë me D2. Ndryshe nga nafta, benzina ka një taksë fikse tek akciza, 37 lekë për litër, duke e bërë që të ketë një diferencë pak më të lartë se karburantet e tjera.

Spekulimi me naftën në tregun vendas ka nisur që në fillim të muajit qershor, kur në tregjet e huaja nënproduktet e naftës pësuan një rritje të paparashikuar. Kulmin e arriti në korrik, me 145 dollarë për fuçi, ndërsa në tregun vendas nafta kishte prekur majat historike, me rreth 160 lekë litri.

Aktualisht, çmimi i naftës në bursa është rreth 50 dollarë për fuçi, pra një ulje gati 150 për qind, ndërsa në tregun vendas (ishte tri ditë më parë 130 lekë/litri) është mesatarisht 128 lekë për litër, por në periferi mund të gjendet edhe me 125 lekë për litër, si nafta ashtu dhe benzina.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›