E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër,aksident, vdes një person

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e kaluar në segmentin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Një automjet tip benc me targa Gjirokastre 05 86 A është përplasur me një kamion me targa Fieri 2961 C duke sjellë edhe vdekjen e drejtuesit Neim Islami. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se shkaku i përplasjes ka qenë mos mbajtja e krahut dhe tejkalim i normave të shpejtesisë së mjetit të vogël që drejtohej nga Islami. Drejtuesi i kamionit është dërguar në komisiariat për veprime të mëtejshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›