E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, panik në një avion të linjës Londër-Los Angelos



Momente paniku janë vërejtur në fluturimin Londër-Los Anxhelos të kompanisë ajrore "United Airlines", kur një turbulence ajrore ka shkaktuar lëkundje të forta të avionit. Ky incident ka shkaktuar madje edhe lëndim të dhjetë pasagjerëve që ndodheshin në avion.
Avioni kreu ulje të detyruar në aeroportin e Montrealit ku iu dha ndihma e parë mjekësore e 10-të personave të plagosur, një anëtari të ekuipazhit dhe 9 pasagjerëve.
Në mes të të plagosurve bënte pjesë edhe nje grua shtatzënë.
Pasagjerët e tjerë u nisën me një avion tjetër të kompanisë "United Airlines" për në destinacionin e tyre fillestar në Los Anxheles.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›