OSBE organizon trajnim për menaxhmentin e lartë të policisë
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë nesër një stërvitje për menaxhmentin e lartë të policisë apo “Komandën e Kontrollit të Lartë” në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.
Stërvitja është simulim i procesit të vendim-marrjes strategjike dhe bëhet si pjesë e trajnimit tre-javor mbi funksionim të menaxhimin e operacioneve në rrethana ekstreme për eprorët e lartë të policisë së Kosovës.
Qëllimi i trajnimit i cili ka nisur më 24 maj është që të përforcojë kapacitetet e menaxherëve të lartë në planifikim dhe zbatimin e suksesshëm të operacioneve të mëdha.
Në trajnim marrin pjesë komandantët e stacioneve të policisë së Kosovës, stafi udhëheqës i njësive komanduese rajonale dhe njësitë e tjera të policisë.