Ahmadinejad viziton Brazilin
Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka mbërritur në Brazil ku do të nisë turin e vizitave të tij në kontinentin e Amerikës Latine.
Temë e bisedimeve mes Ahmadinajad dhe zyrtarëve braziliane do të jenë politikat ndërkombëtare, marrëdhëniet tregtare dhe çështja e programit bërthamor të shtetit iranian.
Protesta të shumta janë organizuar në Rio de Zhaneiro kundër vizitës së Mahmud Ahmadinejad për të kundërshtuar deklaratat e tij se Holokausti nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe se ai është një trillim vizionist.
Pas vizitës në Brazil lideri Iranian Ahmadinejad do të udhëtojë drejt Bolivisë dhe Venezuelës ku pritet të takohet edhe me një prej mbështetësve të tij kryesore, Hugo Chavez.