Moussavi, qeveria të mos imponojë bindjet politike qytetarëve iranianë
Kreu i opozitës së Iranit Mirhossein Moussavi tha të dielën se qeveria duhet të ndalojë së ushtruari presion ndaj shtetasve iranianë për të ndryshuar pikëpamjet e tyre politike.
"Qeveria nuk duhet t'u imponojë qytetarëve të vet të ndryshojnë bindjet politike.Shtetasit iranianë duhet të ndjekin rrugën e tyre"- deklaroi Musavi në sajtin e tij Kaleme.
Forcat e sigurimit të Iranit kanë paralajmëruar opozitën që të mos marrë pjesë në trazirat në rrugë në mënyrë që të mos ringjallin valë protestash si ajo që shpërtheu me 12 qershor gjatë votimeve presidenciale.
Protestat gjatë zgjedhjeve të qershorit ishin më të këqijat pas atyre të vitit 1979, gjatë revolucionit islamik. Autoritetet iraniane kanë mohuar manipulimin e votave dhe e cilësuan protestën me 12 qershor si lëvizje e huaj për të minuar shtetin islamik, ku Ahmadinejad fitoi mandatin e tij të dytë si president.
Forcat e sigurimit u përleshën me turma të mëdha njerëzish cka bëri që opozita t'u rikthehet protestave kundër qeverisë së Ahmadinejad.