Ahmadinexhad: Do të jem i pamëshirshëm me kundërshtarët
Presidenti iranian, Ahmadinexhad,
ka vendosur që të
godasë me grusht të hekurt
kundërshtarët e tij politikë, që
vunë në dyshim zgjedhjen e tij për
të dytën herë në postin e Presidentit
të vendit dhe organizuan
trazirat në vend menjëherë pas
tyre. Dje ai u ka bërë thirrje ligjvënësve
që në mënyrë bindëse dhe
të pamëshirshme të ndjekin penalisht
rivalët e tij politikë, të cilët
"shkatërruan imazhin e vendit".
Këto deklarata ai i ka bërë në një
fjalim në televizionin kryesor të
vendit, duke nxjerrë kështu në pah
realitetin e vështirë të një vendi
të ndarë politikisht në fraksione
që janë shumë armiqësore njëra
me tjetrën dhe që nuk shfaqin asnjë
shenjë për kompromis. Sipas
analistëve, këto dy grupe që janë
krijuar tashmë dukshëm e qartë
në Iran, janë kaq të kundërt me
njëri-tjetrin, sa vështirë të mund
të gjendet ndonjë kompromis për
t‘i bërë bashkë. Ahmadinexhad ka
folur para mijëra mbështetësve
të tij në një shesh në afërsi të
Universitetit të Teheranit. Me
ato që tha, ai tregoi se nuk kishte
frikë, madje as që t‘i kundërvihej
vetë Liderit Suprem, Ayatollah
Ali Khamenei, i cili dy ditë më
parë deklaroi se nuk ishte i bindur
që liderët reformistë kishin
bashkëpunuar me forcat jashtë
vendit për të krijuar situatën postzgjedhore.
E ndërsa lideri i madh
ka shfaqur përmes kësaj deklarate
dëshirën për të qetësuar situatën
dhe për të zbutur thirrjet për
hakmarrje, Ahmadinexhad nuk
ka shfaqur asnjë shenjë zbutjeje
në këtë drejtim, përkundrazi ka
këmbëngulur që ata persona që
organizuan protestat, duhet që
të dënohen në mënyrën më të
rëndë të mundshme. Ndërkaq,
një lider i lutjeve të së premtes,
në tentativë për të qetësuar
sërish situatën tepër të acaruar
mes dy kampeve, bëri thirrje për
"vëllazëri dhe bashkim" dhe për
rezistencë ndaj zmadhimeve dhe
ashpërsimit të kontradiktave që
ekzistojnë. Në fjalën e tij, Ahmadinexhad
u është drejtuar me
emër liderëve kryesorë të opozitës
dhe kundërshtarëve të tij më të
ashpër, si Mir Hussein Moussavi,
Mehdi Karroubi, Mohammad
Khatami e të tjerë që njëherazi
janë edhe ndër figurat më të
rëndësishme të historisë iraniane
të 30 viteve të fundit. Këta persona
për Ahmadinexhadin duhet që të
përfundojnë në burg si "armiq të
popullit". Mohammad Khatami,
një ish-president i vendit dhe lider
i reformatorëve, në sajtin e tij në
internet nxori dy ditë më parë një
kritikë të ashpër kundër qeverisë
dhe planeve të saj për të organizuar
gjyqe kundër kundërshtarëve
politikë të Ahmadinexhadit. Gjyqe
të tilla në fakt në Iran janë organizuar
shpesh për intelektualë e
njerëz të shkolluar e me vizion, që
kanë guxuar të qortojnë mënyrën
e qeverisjes së vendit. Duket se
Ahmadinexhad personalisht është
për ndjekjen e një linje të ashpër
ndaj kundërshtarëve të tij politikë,
për t‘i dhënë fund njëherë e mirë
çdo kërcënimi të mundshëm që
mund t‘i vijë prej tyre. Por nuk
ekzistojnë shumë shanse për
arrestimin e këtyre liderëve, të
paktën për momentin, falë pozicionimit
të liderit suprem, si dhe
disa politikanëve të tjerë që janë
në pushtet, por nuk ndjekin linjën
e ashpër të Ahmadinexhadit.
ka vendosur që të
godasë me grusht të hekurt
kundërshtarët e tij politikë, që
vunë në dyshim zgjedhjen e tij për
të dytën herë në postin e Presidentit
të vendit dhe organizuan
trazirat në vend menjëherë pas
tyre. Dje ai u ka bërë thirrje ligjvënësve
që në mënyrë bindëse dhe
të pamëshirshme të ndjekin penalisht
rivalët e tij politikë, të cilët
"shkatërruan imazhin e vendit".
Këto deklarata ai i ka bërë në një
fjalim në televizionin kryesor të
vendit, duke nxjerrë kështu në pah
realitetin e vështirë të një vendi
të ndarë politikisht në fraksione
që janë shumë armiqësore njëra
me tjetrën dhe që nuk shfaqin asnjë
shenjë për kompromis. Sipas
analistëve, këto dy grupe që janë
krijuar tashmë dukshëm e qartë
në Iran, janë kaq të kundërt me
njëri-tjetrin, sa vështirë të mund
të gjendet ndonjë kompromis për
t‘i bërë bashkë. Ahmadinexhad ka
folur para mijëra mbështetësve
të tij në një shesh në afërsi të
Universitetit të Teheranit. Me
ato që tha, ai tregoi se nuk kishte
frikë, madje as që t‘i kundërvihej
vetë Liderit Suprem, Ayatollah
Ali Khamenei, i cili dy ditë më
parë deklaroi se nuk ishte i bindur
që liderët reformistë kishin
bashkëpunuar me forcat jashtë
vendit për të krijuar situatën postzgjedhore.
E ndërsa lideri i madh
ka shfaqur përmes kësaj deklarate
dëshirën për të qetësuar situatën
dhe për të zbutur thirrjet për
hakmarrje, Ahmadinexhad nuk
ka shfaqur asnjë shenjë zbutjeje
në këtë drejtim, përkundrazi ka
këmbëngulur që ata persona që
organizuan protestat, duhet që
të dënohen në mënyrën më të
rëndë të mundshme. Ndërkaq,
një lider i lutjeve të së premtes,
në tentativë për të qetësuar
sërish situatën tepër të acaruar
mes dy kampeve, bëri thirrje për
"vëllazëri dhe bashkim" dhe për
rezistencë ndaj zmadhimeve dhe
ashpërsimit të kontradiktave që
ekzistojnë. Në fjalën e tij, Ahmadinexhad
u është drejtuar me
emër liderëve kryesorë të opozitës
dhe kundërshtarëve të tij më të
ashpër, si Mir Hussein Moussavi,
Mehdi Karroubi, Mohammad
Khatami e të tjerë që njëherazi
janë edhe ndër figurat më të
rëndësishme të historisë iraniane
të 30 viteve të fundit. Këta persona
për Ahmadinexhadin duhet që të
përfundojnë në burg si "armiq të
popullit". Mohammad Khatami,
një ish-president i vendit dhe lider
i reformatorëve, në sajtin e tij në
internet nxori dy ditë më parë një
kritikë të ashpër kundër qeverisë
dhe planeve të saj për të organizuar
gjyqe kundër kundërshtarëve
politikë të Ahmadinexhadit. Gjyqe
të tilla në fakt në Iran janë organizuar
shpesh për intelektualë e
njerëz të shkolluar e me vizion, që
kanë guxuar të qortojnë mënyrën
e qeverisjes së vendit. Duket se
Ahmadinexhad personalisht është
për ndjekjen e një linje të ashpër
ndaj kundërshtarëve të tij politikë,
për t‘i dhënë fund njëherë e mirë
çdo kërcënimi të mundshëm që
mund t‘i vijë prej tyre. Por nuk
ekzistojnë shumë shanse për
arrestimin e këtyre liderëve, të
paktën për momentin, falë pozicionimit
të liderit suprem, si dhe
disa politikanëve të tjerë që janë
në pushtet, por nuk ndjekin linjën
e ashpër të Ahmadinexhadit.