E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joshja e pavdekshme e Stan-it dhe dhe Oli-t

Thuajse 100 vjet me pare nje djale rreth te 20-ve
nga Lancashir-i, me emrin
Artur Stanley Jefferson, u ngjit
në bordin e një anijeje që do
të lundronte drejt Shteteve të
Bashkuara, së bashku me një
trupë komedianësh. Njeriu më
i veçantë i këtij grupi ishte ylli i
muzikaleve londineze dhe quhej
Charles Chaplin. Këta dy britanikë
rioshë do të ndryshonin
përgjithmonë botën e filmit dhe
të humorit. Sa i takon Chaplinit,
ai brenda dy viteve të para
dhe janë një joshje e menjëhershme
për më të vegjlit, por edhe
për më të rriturit, sepse gjërat e
thjeshta shijohen nga të gjithë.
Ata vazhduan me mënyrën e
tyre të të bërit humor, edhe
kur të tjerë komikë nisën që të
luanin pjesë për të qeshur, por
në pozicione më të sforcuara.
Laurel dhe Hardy ishin besnikë
të gjërave të thjeshta dhe
njerëzore. Të shumtë janë ata
që e kanë cilësuar çiftin "fëmijë
në trupa të rriturish", përfaqësues
të kohëve me më shumë
pafajësi e ku vlerat e thjeshta
ishin më të mirat. Është e çuditshme
që pjesën më të madhe të
veprimtarisë së tyre ata e patën
gjatë periudhës së Depresionit
të Madh dhe prohibicionizmit,
që në fakt nuk ishin aspak kohë
pafajësie dhe aq më pak gjërash
të thjeshta. Ata përfaqësonin
djemtë e zakonshëm që nuk
kishin as shkollim, as plane dhe
as shumë mend, e që megjithatë
përpiqeshin për të gjetur vendin
e tyre në jetë dhe përplaseshin
me të gjitha vështirësitë dhe
absurditetet e kohës, e sigurisht
reagonin sipas mënyrës së tyre,
gjithmonë absurde. Kurioziteti
fëminor i Stan-it që gjithmonë
shtyp butonat ku shkruhet "Mos
e shtyp", është kurioziteti me të
cilin kemi lindur të gjithë, por që
më pas shoqëria me rregullat e
saj na "e shtyp". Ose pompoziteti
i Oli-t, një gjendje që të gjithë në
momente të caktuara të jetës e
zhvillojmë dhe e shfaqim, është
kundërpërgjigjja ndaj presionit
që na bën shoqëria për të qenë
uniform dhe të barabartë. Të
dyja sjelljet e sipërpërmendura
janë analizuar dhe pasqyruar
vazhdimisht dhe në mënyra nga
më të ndryshmet e më qesharaket
në fi lmat e tyre. Por marrëdhënia
mes Oli-t dhe Stan-it mbetet
mrekullia dhe arritja më e madhe
e çiftit. Ajo ishte një miqësi që u
rezistoi shumë ndërhyrjeve dhe
ulje-ngritjeve dhe kjo dukej qartas
në ekran. Pavarësisht se ata
mund të ziheshin dhe e urrenin
njëri-tjetrin për vdekje, në fund
riktheheshin bashkë dhe ndoshta
ngaqë të gjithë e dinin këtë fund, i
pëlqenin shumë. Ndryshe nga fi lmat
e Chaplin-it, komeditë e çiftit
nuk ishin aspak të komplikuara.
Stan Laurel ishte skenarist dhe
regjisor njëherësh i fi lmave dhe
atij i interesonte vetëm komedia.
Ndërsa Chaplin ishte i dhënë
edhe pas temave sociale dhe
politike. Fokusi i vetëm i Stan-it
dhe Oli-t ishte t‘i bënin njerëzit
për të qeshur. Ata u ndodhën
edhe në tranzicionin e filmit,
nga ai pa zë në filmin me zë.
Këtë kalim, që ishte një sfidë e
vërtetë dhe e vështirë për shumë
të tjerë, ata e kaluan mrekullisht
dhe mbi të gjitha ia dolën mbanë
që të ruanin edhe miqësinë mes
tyre. Ishte një miqësi që në fakt
jetonte në ekran, por edhe jashtë
tij. Ndërkaq ishin bërë miq me
miliona njerëz që i donin dhe adhuronin.
Për ta tregohet se kur në
vitin ‘50 ndërmorën një turne në
Britani, kur mbërritën me anije
në port nga udhëtimi i gjatë, panë
se aty kishin dalë mijëra vetë.
Fillimisht menduan se ndoshta
në anijen e tyre ndodhej ndonjë
pjesëtar i familjes mbretërore dhe
kur e morën vesh se gjithë ata
njerëz kishin dalë për t‘u uruar
mirëseardhjen, ata u prekën aq
shumë, sa të dy njëherazi shpërthyen
në lot. Këtë vit mbushen
80 vjet nga kalimi i filmave të
tyre, nga ata pa zë në fi lma me
zë. Është një përvjetor që do të
celebrohet si në Angli, ashtu
edhe në Shtetet e Bashkuara, e
ndoshta edhe nga shumë njerëz
që ende qeshin familjarisht me
çiftin e famshëm.
të qëndrimit në Amerikë e gjeti
veten shumë shpejt në artin e
ri që kishte lindur e që quhej
kinema, ndërsa Jefferson-it për
t‘u bërë i njohur iu deshën edhe
20 vjet të tjera dhe një emër i ri:
Stan Laurel dhe takimi me një
Oliver Hardy, që çimentoi më
pas edhe atë që konsiderohet
e sot e kësaj dite si çifti më i
mrekullueshëm i humorit i të
gjitha kohërave. Të gjithë ne
i kemi "zbuluar" Stan-in dhe
Oli-n në televizor që në vitet e
fëmijërisë. Nuk mund të harrojmë
të qeshurat që na kanë
falur me veprimet e tyre, në
të cilat humori ndërthurej me
mendimin dhe fabulën. Ata na
kanë dhuruar të qeshura kolektive,
në shtëpi apo me miqtë.
Sot, në televizor, të pakta janë
ato shfaqje komike që mund të
përcjellin humor e të qeshura
të njëpasnjëshme te të gjithë
pjesëtarët e familjes. Veprimet
"e trasha" të çiftit, dialogët e
thjeshtë por plot humor, ishin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›