E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika, gati për paketat e tmerrshme

A do t‘ju bënte që të mendoheshit
dy herë para
se të blinit një paketë
cigareje një figurë njerëzore e
shfytyruar, me puçrra, dhëmbë
të nxirë e të gërryer nga kanceri?
Ndoshta po. Pikërisht
ky është qëllimi i një rregulloreje
të re federale në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, që
pritet të hyjë në fuqi tri vitet
e ardhshme. Kjo rregullore e
re do t‘u kërkojë kompanive
të prodhimit të duhanit që të
vendosin në dy anët e paketave
që ato prodhojnë, pamje
të cilat ilustrojnë dëmin e
madh që i shkakton duhanpirja
njeriut. Kjo është një praktikë
që ndiqet edhe në disa vende
të tjera të botës, por nëse kjo
rregullore do të aprovohet
në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, atëherë pamjet që
do t‘u bashkëngjiten paketave
do të jenë me të vërtetë
të frikshme e të tmerrshme,
me mushkëri të djegura e
bërë shkrumb, këmbë të ënjtura,
tru njerëzorë të gjakosur
dhe njerëz që nuk marrin dot
më frymë me mushkëri, por
vetëm përmes makinerive
të ndryshme. Sipas një
profesori të mjekësisë
në Universitetin
e Kalifornisë,
sa më të rënda
të jenë fotot,
aq më i madh
d o t ë j e t ë
edhe reagimi i
njerëzve ndaj
duhanit. Si -
pas tij, pamjet
e rënda e
rrëqethëse funksionojnë
gjithmonë
te njerëzit, duke i
bërë ata që të ndiejnë
tmerr dhe shansi i lënies
së cigares nga një komunitet
gjithnjë e më i madh njerëzish
rritet. Në dhjetëvjeçarin e fundit,
vende të tilla si Kanadaja,
Australia, Kili, Brazili, Irani
dhe Singapori kanë miratuar
vendosjen e pamjeve të frikshme
njerëzore në prodhimet
e duhanit, pra paketat.
Disa syresh janë me të vërtetë
jashtëzakonisht tronditëse, si
në rastin e Brazilit, që ka vendosur
fotot e disa foshnjave të
vdekura.
Në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, autoriteti i ndryshimit
të paketave të duhanit
i është dhënë Presidentit të
Amerikës, i cili vetë personalisht
ka luftuar me varësinë
ndaj duhanit që nga vitet e
rinisë së tij. Pikërisht ai nënshkroi
ligjin për parandalimin e
duhanpirjes në familje. Ky ligj
i jep Administratës Amerikane
të Ushqimit dhe Ilaçeve një
autoritet të ri për të rregulluar
marketingun e prodhimeve
të duhanit. Sipas këtij ligji,
Në Kanada, një vend ku ka fi lluar të aplikohet fotoja në paketa,
përqindja e atyre që kanë hequr dorë nga duhani është shumë e
madhe. Në këtë vend, 13% e popullsisë pi duhan në mënyrë të
rregullt dhe të përditshme
Amerika, gati për
paketat e tmerrshme
ky organizëm ka dy vjet në
dispozicion për të përgatitur
specifikimet e nevojshme për
pamjet që duhen vendosur në
paketat e cigareve. Pas kësaj,
kompanitë e duhanit kanë
në dispozicion 18 muaj për të
aplikuar ndryshimin. Aktualisht
Shtetet e Bashkuara zënë
vendet e fundit në botë për
aplikimin e masave parandaluese
për pirjen e duhanit dhe
vendosjen e fjalive të tilla në
paketa. Tekstet paralajmëruese
të paketave kanë ndryshuar
shumë pak që nga viti 1984.
Ka vende të të ashtuquajturës
"bota e tretë", banorët e së cilës
kanë një informacion shumë
më të zgjeruar në lidhje me
dëmin e duhanit se amerikanët.
Por dihet se në Shtetet e
Bashkuara janë grumbulluar
edhe kompanitë më të mëdha
të prodhimit të duhanit dhe si
pasojë lufta është më e madhe
dhe më e fortë. Por këtë herë
duket se nuk do të ketë më
vend për kompromis. Kështu,
universitetet të cilët po merren
me gjetjen e fotove që do të
vendosen në paketat e duhanit,
janë porositur që të mos
hasin në asnjë lloj hezitimi dhe
të bëjnë një përzgjedhje "të
pamëshirshme". Sipas rezultatit
të një studimi të fundit, sa
më të ashpra të jenë pamjet, aq
më i madh është edhe reagimi
i njerëzve ndaj duhanit. Pra,
ata tashmë mendohen dy herë
para se të blejnë një paketë që
paraqet një njeri duke vdekur
e të përfshirë nga gangrena.
Më parë njerëzit kanë qenë më
shumë indiferentë, por kohët
po ndryshojnë. Sipas studimit,
një numër i madh njerëzish
që bien në kontakt me foto
të tilla dhe pijnë duhan, të
paktën nisin që të mendojnë
seriozisht për ta braktisur një
ves të tillë. Dhe në disa raste
edhe ia kanë dalë mbanë me
sukses. Gjetja e vendosjes së
fotove të tmerrshme ka dalë
shumë më rezultative se vendosja
e mesazheve në paketa.
Kjo sepse një pjesë e madhe e
atyre që pijnë duhan ose nuk
dinë gjuhë të huaja, në rastin
kur paketa është e jashtme, ose
janë analfabetë. Pra në shumë
raste fjalia parandaluese e
paketave nuk është vënë re.
Ndërkohë, pamjet kuptohen
dhe bëjnë përshtypje edhe te
vetë fëmijët, të cilët shpesh
bëhen shkak që të rriturit ta
lënë duhanin. Deri më tani
metoda të tilla kanë qenë
shumë të efektshme. Kështu,
në Kanada, një vend ku ka filluar
të aplikohet fotoja në paketa,
përqindja e atyre që kanë
hequr dorë nga duhani është
shumë e madhe. Në këtë vend,
13% e popullsisë pi duhan në
mënyrë të rregullt dhe të përditshme.
Sipas statistikave,
që kur u vendosën fotot në
paketa në vitin 2000, 5% e popullsisë
ka hequr dorë njëherë
e mirë nga duhani. Në Shtetet
e Bashkuara, 21% e popullsisë
janë duhanpirës të rregullt.
Sigurisht që paralajmërimet
nuk janë "magjike". Ato vetëm
të tërheqin vëmendjen, sepse
në fund të fundit, si për çdo
gjë tjetër, ata që duhet të bëjnë
zgjedhjen janë vetë njerëzit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›